Një nga performancat e cila ka impresionuar dhe do të kujtohet në “MTV Video Music Award 2014 ” është padyshim ajo e këngëtares Nicki Minaj.



Ajo performoi këngën e saj më të re “Anaconda”, e cila është duke arritur një numër mjaft të lartë klikimesh në pak ditë nga publikimi i saj.



Pamja e Nickit ishte përshtatur me titullin e këngës duke u veshur me lëkurë gjarpri duke e vizatuar edhe në të pasmet e saj.

Lëvizjet koreografike të Minaj kanë habitur të pranishmit në këtë event, por mesa duket më e habitura dhe ajo  që nuk e ka shijuar performancë ka qenë këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

2/3