“Mullet”, prerja mashkullore e flokëve, i shkurtër përpara dhe i gjatë pas, është tendenca më ere për këtë sezon. Stili “Mullet” nuk është i panjohur, pasi ai vjen nga vitet e famshme ’80.
/Shqiptarja.com
Por kini kujdes! Parukierët e njohur thonë se kjo lloj prerje nuk i përshtate kujtdo, pasi është refleksion i një personaliteti të fortë dhe ndryshe nga e zakonshmja.
Ndërsa përsa i përket llojit të flokut do ishte mirë që të mos ishte floku i denduar dhe i trashë, pasi krijon volum dhe prerja ka tendencën të fryhet e të humbasë formën. Prandaj kjo prerje ka lindur në Evropën Veriore ku nga natyra njerëzit kanë flokë të hollë dhe të imët.
[gallery]24325[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











