“Musica Nuda”, grupi që do
të "zhveshë" muzikën në TKOB

“Musica Nuda”, grupi që do<br />të "zhveshë" muzikën në TKOB
Një grup i veçantë dhe me një stil ndryshe të të perceptuarit të muzikës është grupi italian “Musica Nuda” . E përbërë nga këngëtarja Petra Magoni dhe instrumentisti Ferruccio Spinetti, “Muzika Nuda” do të performojnë rastin e kremtimeve për Festën e Republikës Italiane, me datë 31 maj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

musica nuda

Të sjellë në kujdesin e veçantë të Institutit Italian të Kulturës, "Musica Nuda" kanë interpretuar disa pjesë nga repertori i tyre, duke sjellë një atmosferë të veçantë.

musica nuda

“Kjo është ajo që bëjmë i marrim këngët dhe i zhveshim nga të gjithë instrumentët duke lënë vetëm kontrabasin tim dhe zërin e saj”,-është shprehur Ferruçio.

musica nuda

“Ky projekt nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri por kemi vizituar shumë vende në botë dhe është bukur të shohësh sesi ata reagojnë në të njëjtën mënyrë. Kështu muzika shfaqet si një gjuhë universale dhe mbërrin tek të gjithë  nesër në mbrëmje do të performojmë këngë që janë pjesë të disqeve tona por edhe këngë që nuk janë në to.

musica nuda

Por me siguri do të performojmë shumë këngë italiane si të shkruara nga ne ashtu edhe këngë mjaft të njohura këtu,”-ka theksuar Petra.

musica nuda
 
I pranishëm në këtë aktivitetet ka qenë dhe ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani si dhe drejtori i TKOB Zhani Ciko.

musica nuda

Grupi italian “Musica Nuda” sjellin me artin e tyre një perceptim të ri dhe një revolucion për muzikën, ku e zhveshin atë për të nxjerrë në pah strukturën e brendshme dhe domethënien më të thellë.

Në anë të zërit të Petrës dhe kontrabasit të Ferruccios ndërthuren rryma të ndryshme si jazi, roku, këngë të traditës italiane deri në muzikën klasike.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin