“Në gatishmëri për sulme terroriste”
Hyseni:100 kosovarë luftojnë me ISIS

“Në gatishmëri për sulme terroriste”<br />Hyseni:100 kosovarë luftojnë me ISIS
Kosova është në gjendje gatishmërie dhe e përgatitur për sulme të mundshme terroriste. Deklaratën e ka bërë vetë ministri i brendshëm Skënder Hyseni, i cili konfirmoi atë që është thënë prej kohësh në raportet ndërkombëtare se Kosova është vend i origjinës i luftëtarëve të huaj.

Sipas Hysenit, aktualisht nuk ka informacione të besueshme për sulme terroriste por mekanizmat e sigurisë në vend po veprojnë njësoj sikur të kishte informacione për sulme.

Gjatë deklaratës për media, Hyseni tha se janë rreth 100 kosovarë luftojnë përkrah organizatave terroriste në Siri dhe Irak dhe se autoritetet e konsiderojnë këtë një çështje shumë serioze. Sipas tij të paktën 40 qytetarë të Kosovës janë vrarë gjatë luftimeve në vatrat e luftës në Lindje të Mesme.

“Kosova ka institucione kredibile, serioze të sigurisë dhe nuk duam të zihemi në befasi dhe shpresojmë shumë se nuk do të zihemi në befasi. Kosova nuk është imune dhe pikërisht pse nuk është imune po bëhen veprimet që po bëhen. Fatkeqësisht Kosova është vend i origjinës i luftëtarëve të huaj dhe atë në bazë të statistikave për kokë banori kjo çështje është shumë serioze dhe kjo është arseja se pse kaq seriozisht po merremi me këtë punë”, - tha Hyseni.

Sipas ministrit, terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, pastrimi i parave dhe trafiku i drogës, janë fenomene që Kosova nuk mund ti luftojë e vetme pa bashkëpunimin sistematik ndërkombëtar. 

Hyseni shtoi se bashkëpunimi më i mirë do të ishte anëtarësimi i Kosovës në Interpol e mekanizma të tjerë të sigurisë. 

Ministri theksoi gjithashtu se autoritetet po punojnë edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët për pasojat e pjesëmarrjes së tyre në konfliktet e huaja.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës