“Nënat dhe bijat”, premierë në Teatrin e Metropolit

Nënat dhe bijat është komedia më e re e cila vjen si premierë në Teatrin e Metropolit.

Kjo shfaqe e shkruar nga autori ukrainas Aleksandër Mardan dhe me regji nga Rozi Kostani dëshiron të përçojë mesazhin kryesor se divorcet janë pjesë e së përditshmes sonë, e shkatërrimit të familjes, dhe pasoja ndikojnë tek fëmijët.

Kjo komedi sjell historinë e dy prostitutave, të cilat e kanë nisur prostituimin, për të arritur një jetë më të mirë.

Nëpërmjet situatave dhe përtypjes së tyre “Nënat dhe bijat” bëhen shumë komike në këtë shfaqje. Vepra është përkthyer nga Josif Papagjoni dhe interpretojnë aktoret Valina Muçolli dhe Egzona Ademi.

Marrëdhënia nënë-bijë, mosmarrëveshja e gjeneratave, këndi i vështrimit dhe maja e ajsbergut janë elementët kryesor, të cilat na e bëjnë këtë vepër, mëse konkrete dhe të perceptueshme nga vepruesit ashtu dhe shikuesit. Komedia do të jepet gjatë fundjavës në ambientet e Teatrit të Metropolit.

nenat edhe bijat

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO