Pas konkurimit në festivalin e RTVSH-së me këngën “Natë e parë”, Venera Lumani dhe Lind Islami kanë vendosur që këtë këngë ta sjellin edhe me videoklip.

Ata kanë punuar për realizimin e këtij projekti dhe pritet që ta publikojnë në fundjavë.

Me tekst të Olti Currit dhe muzikë nga Endrit Shani kjo këngë do të vijë e realizuar me video nga produksioni “FronMedia” nga Prishtina, të cilët kanë pohuar për mediat kosovare se xhirimet e videoklipit kanë përfunduar dhe brenda tij do të ketë shumë skena romantike.

“Natë e parë” është xhiruar në Prishtinë dhe gjithcka gati për publikun pritet të jetë deri në fund të javës.

(b.t/shqiptarja.com)