TIRANË- Ministria e Brendshme bëri të ditur se ka nisur procedim disiplinor për dy efektivë policie, që vendosën një gjobë, e cila u kthye në objekt humori në rrjetet sociale.
Gjoba mbate datën 8 Tetor 2014 dhe kishte gabime të shumta drejtshkrimore.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, “Proces – verbali i konstatimit është shkruar me gërma dore dhe jo me gërma kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme”.
“Nga verifikimet ka rezultuar se gjoba është përpiluar me mangësi, ku në fletën e gjobës me nr. serie 1342514 është shkruar gabimisht data 08.10.2014, ndërkohë që masa administrative është vendosur në datë 08.02.2014 në rrugën “Ali Pashë Gucia”, Tiranë.
Gjithashtu Proces – verbali i konstatimit është shkruar me gërma dore dhe jo me gërma kapitale si dhe me gabime drejtshkrimore, në kundërshtim kjo me Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendeshme Nr. 687 datë 05.12.2013 “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundravajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e MB.
Gjoba vjen pikërisht në kulmin e ankesave nga qytetarët se gjobiten në vende ku nuk kanë qenë fare të pranishëm me makinë.
Pikërisht për këtë gjobë që ngjalli humor, “Agjenti verifikues, oficeri i patrullës së përgjithshme, Inspektor Bashkim Çeça dhe eprori i tij, specialist në seksionin për rendin publik, Nënkomisar Ylli Karaj janë dënuar me paralajmërim për pushim nga puna dhe shtyrje në gradë”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com