“Nëpunësit civil” në Urbanika, flet
Peter Stano: Mbështesin rivlerësimet

“Nëpunësit civil” në Urbanika, flet<br />Peter Stano: Mbështesin rivlerësimet
TIRANË - Emisioni Urbanika në A1 Report, këtë radhë ka trajtuar ligjin e “Nëpunësit civil”, se çfarë ndryshon tani pas miratimit të qeverisë për shtyrjen e tij për 6 muaj. Në studion e Mirjeta Ngjelës, në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Brukseli ka folur edhe zëdhënësi i Stefan Fyle, Peter Stano.

Ky i fundit, deklaroi për Urbanika, se, “i qëndrojmë larg debatit në fakt, por si Komision i Bashkimit Europian është e rëndësishme për ne që të gjënden mënyrat për hyrjen në fuqi të ligjit, aq më tepër që ligji pë aministratën publike, është një nga prioritetet kyç. Ose më saktë, një nga çelësat e Shqipërisë në hapat e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE”.
 
INTERVISTA E PETER STANO PËR URBANIKA
Pyetje-Ka një debat të madh këto ditë në Shqipëri, mbi ligjin për administratën publike. Qeveria mori vendimin për ndryshimet e nevojshme që i duhen ligjit, por opozita kundërshton. Për aq kohë sa ne e dimë që ishte ndihma e BE-së për përpunimin e këtij ligji, atëherë sipas jush ç’kuptim ka ky debat në Shqipëri
-Ne i qëndrojmë larg debatit në fakt, por si Komision i Bashkimit Europian është e rëndësishme për ne që të gjenden mënyrat për hyrjen në fuqi të ligjit, aq më tepër që ligji pë aministratën publike, është një nga prioritetet kyç. Ose më saktë, një nga çelësat e Shqipërisë në hapat e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
Gjëja e dytë kryesore është fakti që ligji hyri tashmë në fuqi por efektetet e tij do të mund të shihen vetëm në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm me kalimin e akteve normative. Pra implementimi i tij do të ketë mundësi të qartësohet pak më vonë. Por ndërkohë ne mbështesim rivlerësimin e disa amendamentave teknike të ligjit, për të sqaruar kështu se aplikimi i ligjit të vjetër nuk do lejojë vend për hapësirë boshe ligjore në këtë rast, deri sa të kalohen aktet normative e ligji të filloj të jap efeket e tij.
Kjo është pika më e rëndësishme në këtë rast, sepse ligji i ri është implementuar që të hyjë në fuqi sot pra në 1 tetor për kanceluar kështu ligjin e vjetër. Por kjo do të krijojnte vakum ligjor, pasi ligji i ri ka nevojë për miratimin e active normative dhe do ta bënte të pavlefshëm në këtë rast. Dhe pikërisht për ta parandaluar që të ndodhte ky vakum ligjor, u bë një ndryshim në amendamnetet e qeverisë të hënën.

Pyetje - Pra nëse e kuptova qartë ju nuk keni kundërshti për ndryshimet që ligjit i nevojiten që të jetë i zbatueshëm?
Nëse i referohemi amendamanteve teknike që qeveria bëri të hënën, duke pritur patjetër edhe procesin që do të ndiqet tashmë nga parlamenti, kjo nuk është më një çështje për ne pasi kjo është një zgjidhje që ne mendojmë se është një zgjidhje e mirë për të zgjidhur problemin që do të vinte nga vakumi ligjor, dhe amendimi apo adobtimi i akteve nënligjore të ligjit të vjetër. Pra deri sa ligji i ri të jetë gati, nuk është më një çështje për ne, pasi problemi është zgjidhur.
Nuk i komentojmë, referimet apo interpretimet e kundërta nga palët politike, ne vetëm po vëzhgojmë atë që është substanciale, pra faktin që zbatimi i këtij ligji është prioritet për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe cfarëdo që duhet në mënyrë që ai të bëhet i përshtatshëm e funksional nga ana ligjore, ishte pikërisht pra amendimi teknik i tij që do të mbulonte hapësira ligjore që ai mund të krijonte, pra ne i mbështesim vendimet e djeshme të qeverisë
Pra nuk mund të komentojmë se cfarë partitë politike thonë, ne vetëm po vëzhgojmë atë që Shqipëria po bën, ne po asistojmë në atë që Shqipëria po bën, dhe kjo do të raportohet në pak ditë, në datën 16 tetor kur ne do të adoptojmë raport-progresin e Shqipërisë. Pra nuk i komentojmë mendimet e ndryshme politike por po vëzhgojmë në mënyrë të detajuar, nëse cvendi poi bën hapat kryesorë të kërkuar e nëse po zbaton prioritet kryesore të kërkuar në integrimin e tij.

Pyetje - Ka mjaft njerëz që janë shkarkuar nga puna por marrin dëmshpërblim apo rrogë edhe pse qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që në vendet e tyre të punës janë vënë persona të tjera. Kjo taktikë e ligjit të vjetër deri sa ligji i ri të jetë gati sa e drejtë është për ju?
Nuk mund të merremi me raste personale, me raste të vecuara, por nga këndvështrimi ynë, e rëndësishme është kjo që cdo shtet që pretendon vendin kandidat, të ketë një Shërbim Civil Funksional. Të ketë një vazhdimësi tregu dhe mbi të gjitha një memorie institucionale. Këto janë dy elementë shumë të rëndësishëm për ne kur flasim për statusin e nënpunësit civil.

Ndërkaq, të ftuar në studio ishin, Andi Seferi, jurist për Administratën publike në FRD, Edvin Kulluri, ish-sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Kliton Zguri, jurist i politikave të zhvillimit, aktivist i shoqërisë civile dhe Mimoza Koçiu, gazetare e Politikës, pranë Abc News.
 
Për gazetaren, Mimoza Koçiu, ristrukturimi i ministrive do të bëhet brenda 6 muajve që është shtyrë edhe ligji. Sipas saj, “në kohën kur do hyjë në fuqi ky ligj atëherë do të mbrojë punonjësit e rinj që do të jenë në punë”.
Nga ana e tij, ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, “ky akt normativ nuk hyn në fuqi nëse nuk do të vonohet në Kuvend brenda 45 ditëve. E nëse nuk hyn në fuqi sjell probleme të tjera. Sipas Kullurit, miratimi i këtij akti normativ duhet të bëhet me 84 vota”.

Për avokatin, Kliton Zguri, “ligji i “Statusit të nëpunësit civil” do të rregullojë atë pjesë të administratës publike. Ne sot kemi një administratë publike që është përdorur si kanë dashur dhe kur kanë dashur. Ajo çka kërkon BE-ja nga shtetformimi është cilësia e administratës civile, ajo që do të komunikojë me Brukselin”.

Duke folur në lidhje të drejtpërdrejtë, Murat Zazaj ish-mësues në Fieri i shkarkuar nga detyra, deklaroi në emisionin Urbanika që me ligjin e vjetër vendoste, drejtori, apo kryetari i partisë. “Unë duke qenë kryetar i PS-së në Komunën Rruzhdie dhe prandaj jam larguar nga puna, pasi ligjin e bënte maliqi”, u shpreh Zaza.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik