“Ngelet” në vjeshtë festivali
Ndërkombëtar i filmit në Durrës

“Ngelet” në vjeshtë festivali<br />Ndërkombëtar i filmit në Durrës
TIRANE - Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Durrës, në edicionin e tij të gjashtë nuk do të mund të sjellë dot si pesë vitet e tjera yje të kinematografisë botërore në Shqipëri. Drejtorja artistike e festivalit Anila Varfi ka pohuar se “ishin arsyet financiare që nuk bënë të mundur ftesën për të gjithë ata aktorë dhe regjisorë të njohur që do të ishin konkurrentë ose pjesëmarrës në juritë e shumta që ka festivali”. Madje për arsye financiare për edicionin e gjashtë të festivalit është zhvendosur edhe data se kur do të zhvillohet, duke mos përmbushur edhe qëllimin për të cilin festivali u vendos në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në fillimet e këtij festivali organizatorët kanë vënë theksin që të përkojë me turizmin kulturor veror, “duke e kthyer Durrësin në një arenë të mrekullueshme kinematografike, ku pushuesit takohen me kinemanë europiane dhe ballkanike në Durrës”. Mirëpo çfarë është thënë vite më parë mbetet një projekt në letër, sepse këtë vit festivali i filmit në Durrës do të zhvillohet në vjeshtë, “nga datat 2 deri më 6 Tetor”, siç ka pohuar drejtorja Anila Varfi, e cila ka theksuar se “kjo zhvendosje në kohë do të sjellë dhe një profil ndryshe të këtij edicioni”.

Ndërkohë Varfi pohon se do të përpiqet për një “program shumë të pasur, interesant, dhe me plot surpriza”. Sipas Varfit, slogani i edicionit të 6-të të festivalit do të  jetë: “Fuqia e Artit, ndryshon individin, ndryshon botën”. Pjesë e programit do të jenë edhe disa filma me mesazhet e forta të bashkëjetesës qytetare. Varfi pohon se veç të ftuarve në program do të zër një një vend të veçantë kinemaja shqiptare dhe ajo kosovare, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse edhe gjatë pesë edicioneve të tjera.

Drejtorja e festivalit shprehet se është ende duke kërkuar mundësi për për të bërë një financim më të mirë për eventin në fjalë, ku ajo pasi shprehet se i duhet të sakrifikojë, na kujton edhe rrudhjen e festivaleve të tjera në vend, të cilat herë financohen e herë jo nga MTKRS. Varfi hedh idenë se institucionet shtetërore duhet të krijojnë projekte më afatgjata për festivalet e rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri, ndërsa në faqen e saj në facebook ka lajmëruar se ka probleme financiare dhe këtë vit nuk do të ketë ccmime: “Këtë vit festivali ka disa probleme ekonomike. Për shkak të kësaj situate ne jemi detyruar të bëjmë disa ndryshime:
1. Festivali nuk do të jetë kompetitiv (pra nuk do te ketë çmime)
2. Datat janë ndryshuar në 2-6 Tetor
3. Një program retrospektiv

Edhe pse kemi disa probleme festivali do të vazhdojë rrugën e tij, sepse është forca e artit ajo që na bashkon. Shpresojmë qe do te na vizitoni dhe do te kaloni një kohe të paharrueshme!”, shkruan drejtorja e festivalit Varfi.  
 
MUNGOJNË TË FTUARIT VIP
 
Festivali i filmit në Durrës organizohet nga bashkia e qytetit të Durrësit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Deri në edicionin e pestë të tij festivali është zhvilluar gjatë muajit gusht, por këtë herë duket se ka “ngelur” për vjeshtë. Vitin e kaluar ceremonia e çeljes u zhvillua në teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës. Ishte edicioni i pestë i këtij festivali, që u konsiderua si një edicion jubilar, ndërsa pati të ftuar regjisorin legjendar Milos Forman, i cili u nderua me Gladiatorin e Artë të festivalit të Durrësit. Ndërsa në edicionin e katërt ishte e ftuar aktorja dhe regjisorja e famshme italiane Klaudia Kardinale, e cila i ka paraprirë listës së ftuarve VIP, ku një edicion më parë, në të tretin, ishte i ftuar regjisorit i famshëm francez Christophe Honoré.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë