“Një jetë a cappella”, recital
për dirigjentin Milto Vako
“Një jetë A Cappella” titullohet recital i korit të TKOB dedikuar dirigjentit Milto Vako me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Koncerti do të zhvillohet më datë 22 mars dhe do të interpretojnë sopranot Emiljana Palushaj e Ermira Dauti.
TIRANE- “Një jetë A Cappella” titullohet recital i korit të TKOB dedikuar dirigjentit Milto Vako me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Koncerti do të zhvillohet më datë 22 mars dhe do të interpretojnë sopranot Emiljana Palushaj e Ermira Dauti, si dhe instrumentistët Aida Kasmi, Enalda Gjoni, Matilda Bajrami, Thanas Paskali bashkë me korin e TKOB-it të drejtuar nga dirigjenti Dritan Lumshi.
Programi përmban pjesë të kompozitores Dhora Leka, nga Fan Noli, Beko Zotin, Giuseppe Verdi, opera “La forza del Destino”, Mikel Koliqi, melodrama “Ruba e kuqe”, Thoma Simaku me “Moj e bukura more”, Pëllumb Vorpsi me “Peizazh”, Fatos Lumani me pjesën “Sa shumë letra malli”, Milto Vako me veprën “Bie lodra”, etj. Prof. Milto Vako u lind më 30 mars 1930. Ai është pjesë e atij brezi që identifikohet me ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve muzikore profesioniste në Shqipëri.
Ai hyri në skenën muzikore të vendit që prej vitit 1959, i sapodiplomuar në dirigjim, në klasën e mjeshtrit të madh N. Sokolov, në Konservatorin P. I. Çajkovskij të Moskës. Pas afirmimit si dirigjent i korit në AKVP, në vitin 1962 Prof. Vako renditet ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si A. Paparisto, Ç. Zadeja, H. Stringa, M. Krantja etj i dhanë jetë shkollës së lartë të muzikës në Shqipëri. Prej vitit 1990 Prof. Milto Vako është pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Mars 2015Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25