Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsensus ngritjen e Këshillit mbledhjen e Komisionit të Integrimit në Kuvend, deputetët hartues kanë dhënë dakordësinë për miratimin e ligjit, i cili u hartua me konsensusin e palëve. Majlinda Bregu do të jetë në krye të Këshillit, organ i cili do të kujdeset për përmbushjen e 5 prioriteteve nga qeveria. Komisioni ka marrë parasysh edhe pretendimet e Komisionit të Ligjeve, ndryshime të cilat kishit të bënin më shumë me anën organizative të vetë Këshillit.
Kreu i grupit parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi, theksoi se hartimi dhe miratimi me konsensus i këtij ligji që ka në thelb procesin e integrimit të vendit është një hap pozitiv i politikës. Ruçi inkurajoi institucionet të cilat do të ftohen për të qenë pjesë e Këshillit në mbledhjet e tij, të japin kontributin e tyre dhe të monitorojnë reformat dhe ligjet e ndërmarra nga qeveria. Pas miratimit në komisione, Këshilli pritet të votohet këtë të enjte në seancë plenare.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com