TIRANE- Dy Muzetë Kombëtarë të Beratit, “Onufri” dhe Muzeu Etnografik,i bashkohen programit IPA Adriatik, në programin “MUSEUMCULTOUR”. Dy muzetë janë përfshirë si pjesë integrale dhe partneriteti bashkërisht me shtatë muzeume të tjera të Programit IPA – Adriatik.
Projekti "MUSEUMCULTOUR" është prezantuar dje në ambientet e Muzeut Etnografik në prani të personaliteteve të bashkisë së qytetit të Beratit, drejtuesve të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore të Beratit. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit me temën: “Muzeumet e Adriatikut pasqyrojnë Turizmin Kulturor”.
E pranishme ishte edhe drejtoresha e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në Ministrinë e Kulturës, Zhulieta Harasani, e cila u shpreh se “Në Bruksel, ku sapo është shpallur strategjia e Evropës Juglindore dhe pikërisht e vendeve të Jonit dhe Adriatikut, do të projektohen dhe ideohen projekte të ndryshme që i përkasin trashëgimisë kulturore, që kërkojnë bashkëpunimin dhe përpjekjen e të gjithë strukturave tona të trashëgimisë, për të qenë pjesë e programeve kaq të rëndësishme si IPA Adriatik”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com