“Open Data Albania”: Ja struktura
e tatimit mbi të ardhurat personale

“Open Data Albania”: Ja struktura<br />e tatimit mbi të ardhurat personale
TIRANE- Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore, në rreth 60%, sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale (TAP). Ka qenë ky rezultat i një hulumtimi që “Open Data Albania” ka zhvilluar mbi strukturën e TAP.

Sipas “Open Data Albania”, fillimisht të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe si vijon: TAP mbi të ardhurat nga Paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga Interesat Bankare; TAP nga Dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash.
 
Sipas analizës rezulton se në vitin 2009 – 2010 të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit publik kanë vlerë dhe peshë më të madhe se të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit privat.
 
Vetëm në vitin 2011 tatimi mbi pagat e sektorit publik ka më shumë peshë se tatimi i pagave të sektorit publik. Në vitin 2012, TAP nga pagat e sektorit publik shënonte 33% të totalit të TAP.
 
Tatimi i të ardhurave personale mbi Interesa Bankare është rritur në vitet 2010 – 2012 duke shënuar peshën 12.5% të totalit.
 
Ndërsa, TAP nga Dividendët në viti 2012 zë vetëm 5.4 % të totalit të TAP.
 
Sipas hulumtimit, vihet re se rënie të theksuar ka pësuar edhe TAP mbi të ardhura nga shitja e pasurive të patundshme e kjo si pasojë e tkurrjes së tregut sikurse edhe e procesit të rivlerësimit të pasurive të patundshme.
 
“Open Data Abania” përmend se “Administrata Tatimore rendit si të ardhura të tjera të paspecifikuara një pjesë të mirë të të ardhurave që i nënshtrohen tatimit personal. Kështu, rreth 15,62 % e totalit të TAP nuk kategorizohet se nga çfarë burimi të ardhurash vjen”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit