MIRDITË - Sekuestrohen 20 kilogramë lëndë narkotike hashash dhe në pranga është vënë një person. Drejtoria e Policisë së Lezhës, ka bërë të ditur se, ka vënë në pranga Anton Kaçin, 35 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim Tom Kaçin, 43 vjeç.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë operacionit të koduar “Oroshi”. Sipas policisë, operacioni është organizuar nga efektivët e sektorëve të Krimit të Organizuar dhe atij të Krimeve të Rënda.

Veç lëndës narkotike, Policia e Lezhës ka sekuestruar edhe 2 armë gjahu pa leje, 3 krehëra automatiku dhe 20 fishekë po automatiku. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “mbajtje e armëve pa leje”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)