Drejtori i kësaj qendre, Behar Gjoka, shprehet për “Shqiptarja.com” se “krahas formave të tjera të komunikimit, si të konferencave, tryezave, sesioneve shkencore, si dhe faqes së ëeb-it, QSHSL “Pjetër Budi” pajiset edhe organin e vet botues”. Botimi i kësaj reviste ka qenë qenë fryt i “bashkëmendimtarëve të qendrës”, siç i quan Gjoka, i cili rrëfen edhe arsyen pse u mendua të emërtohej “Pasqyra e t’rrëfyemit”.
“Një emërtim ky, që jo rastësisht përkon edhe me titullin e njërës prej veprave të Pjetër Budit. Përveç titullit të librit të Budit, është menduar që në hapësirat e revistës të jetë e pranishme edhe gravura e famshme që gjendet në faqen katër të botimit të parë të librit. Prania e gravurës në libër, sipas Gjokës e ka një shpjegim. Ai rrëfen se në mesjetë, gravura bëhej zakonisht për personalitete të ndryshme, ndërsa ishte normë për priftërinjtë që merrnin titullin e ipeshkvit, detyrë të cilën Budi e mori në vitin 1621, si ipeshkv i Sapës.
