Në kuadër edhe të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”,  ndërmorën një aksion të gjerë për heqjen e mbeturinave.

Të rinjtë dhe të rejat u ndanë në tre grupe pune po pastrojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit të mbështetur edhe nga makineritë e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për largimin e tyre.

Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore Brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zona turistike të Tiranës dhe në parqet kombëtare, sikurse është ai në Malin e Dajtit.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë.

[gallery]24843[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com