“Pemët flasin e kanë shpirt”
Fotografja emocion me imazhe

“Pemët flasin e kanë shpirt”<br />Fotografja emocion me imazhe
Fotografja Sue Bailey ka një debulesë për pemët.

Ajo beson se në çdo pemë është një qenie me shpirt. Një njeri që beson në këtë priret të kenë kontakte të ngushta me natyrën. Por edhe pse me origjinë nga Veriperëndimi i SHBA-ve, Baily sot jeton në New York.
 
Në jetën e saj vend te veçantë zënë pemët e qytetit njujorkez.
“Pemët më japin emocione të forta”, thotë ajo.

Qyteti vjen i gjallë përmes pemëve. Ajo i fotografon kudo, nën dritat e neoneve, nën tendat e dyqaneve.

“Më duken si njerëz. Me to flas dhe me disa prej tyre kam lidhje shumë të ngushta. Kanë karakter dhe personalitet pemët. Është njëri, e quaj, ‘Djali im’. E kam fotografuar disa herë. Ai jeton pranë Yeshiva Boy', një pemë që mbron me gjethe një shkollë hebraike. Pastaj kemi 'Octopus', Polpo, un një pemë femër që jeton mes një errësire të madhe në Madison Square Park", shpjegon Bailey.
 
Ajo shpreson se pemët e saj do të frymëzojnë njerëzit që të vlerësojnë natyrën që na rrethon e sidomos kur rrethojnë një nga qytetet më të zhurmshme në botë.
“Ka njerëz që më thonë; Nuk i kisha parë asnjëherë pemët në këtë lloj mënyre. Tani kemi nisur ti shohim ndryshe, dhe kjo falë teje”./National Geographic

[gallery]20654[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr