“Perëndia mbrapsht dhe e
dashura” e Visar Zhitit flet italisht
Shtëpia e njohur botuese italine “Rubbettino” nxori këto ditë romanin “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” të Visar Zhitit, të përkthyer në italisht nga Elio Miracco, drejtues i katedrës së albanologjisë në Universitetin “La Sapienza¨ në Romë.
TIRANE- Shtëpia e njohur botuese italine “Rubbettino” nxori këto ditë romanin “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” të Visar Zhitit, të përkthyer në italisht nga Elio Miracco, drejtues i katedrës së albanologjisë në Universitetin “La Sapienza¨ në Romë. Romani i Visar Zhitit është një vepër tronditëse dashurie, një tragjedi moderne, ku forca e së cilës i tejkalon kufijtë e vdekjes, rrok botën e ëndërrimeve të tejme, duke ribërë një realitet më magjepsës se realiteti.
I botuar në Tiranë në vitin 2004 nga “Omsca-1”, ky roman, përveç të tjerash, solli për herë të parë dhe me origjinalitet artistik ngjarje rrëqethëse nga jeta në burgjet e grave dhe nga fushat e shkreta të internimeve, me vërtetësi dhe forcë të lartë artistike, me ndikim të mëpastajmë. Vepra në vetvete ngërthen dhe shqetësime të tanishme, por mbi të gjitha dashuri shumë, të pamundur, prandaj dhe i ngjan një elegjie të brendshme, me etjen e bukur për jetë. Romani në italisht, me dëshirë të autorit, mban titullin “Il visionario alato e la donna proibita” (“Vegimtari me flatra dhe gruaja e ndaluar”), kurse kopertina është vepër e piktorit të ri Miron Topçiu dhe shoqërohet me komente dhe pak biografi të autorit, përgatitur nga botuesi italian. Për shkrimtarin ka shënime mbresëlënëse në të dyja kopertinat e librat në italisht.
Në kopertinën e pasme shkruhet: Visar Zhiti është një nga shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë bashkëkohorë e nga të paktit që është dënuar nga diktatura e Enver Hoxhës nga shkaku i një vepre poetike, me përmbajtje hermetike, e trishtuar dhe për më tepër e kundërt me kanonet e realizmit socialist. Pas 10 vitesh burg e punë të detyruar, me rënien e diktaturës, Zhiti pati mundësinë të botojë gjithë veprën e tij, mes të cilës dhe poezinë e shkruar fshehurazi gjatë burgimit. Përtej ndihmesës tepër të lartë e origjinale në panoramën letrare ballkanike, romanet e tij si dhe esetë e tjera kanë konsoliduar lirinë intelektuale dhe jetën demokratike në Shqipëri.”, etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.2%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 296
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35