“Përshkime”, në Ostuni ushqimi i 
zgjedhur lidh Shqipërinë me Italinë

“Përshkime”, në Ostuni ushqimi i <br />zgjedhur lidh Shqipërinë me Italinë
OSTUNI-ITALI - Kërkimi i të përbashkëtave që lidhin Italinë me Shqipërinë nuk mund të veçohen nga ushqimi, nga çfarë hamë dhe që përfshin një pjesë të mirë të pasurisë historike dhe kulturore të popujve të gjithë Tokës. Për këtë, gjatë tri ditëve të Festivalit të “Attraversamenti” (Përshkimeve) 5, 6, 7 shtator në Ostuni të Italisë, ku “Shqiptarja.com” dhe “A1Report” janë media partner, nuk mund të mungonte një seksion kushtuar ushqimit, jo i nënkuptuar thjeshtë si restorant për publikun që ndjek aktivitetet e shumta të organizuara, por si një pjesë e vërtetë përbërëse e një diskutimi që, konkretisht, synon të bashkojë të dy brigjet e Adriatikut. Synimi ambicioz është në duart e Chef-ave dhe të kuratorëve të “Buona Puglia” dhe të Slow Food “Piana degli ulivi” (fusha e ullinjve) që do të propozojnë sipas skemave dhe modaliteteve të reja, frytet e punës së tyre. Buona Puglia, prezanton “street fond” (ushqimin e rrugës): Shqipëri, Pulja & fusion.
 
logo ostuni
logo buona puglialogo slow food

Chef-at më të mirë të krahinës së Puglias do të alternohen për një performancë kulturore-gastronimike të bukur dhe interesante si ushqimi që shndërrohet në tregim, art, rrëfim, përshkrim. Ushqimi që përfaqëson histori, kultura, vende, veprime, tradita dhe vizione: në një fjalë Përshkime.
 
Përfaqësime gastronomike të treguara përmes artit fisnik të kuzhinës dhe nga interpretimet e pabesueshme të chef-ave më të mirë të krahinës, të përfaqësuar nga Buona Puglia.
 
Çdo mbrëmje 3 street food të ndryshëm do të tregojnë histori të mrekullueshme përmes ushqimit. Rrëfimi do të shoqërohet nga vera e Severino Garofano Vigneti e Cantine me një rozato, Girofle, dhe një verë të kuqe, Eloquienzia, që të dyja përfaqësuese më të mira të enologjisë puljeze.
 
Disa nga shefat e pranishëm dhe përfaqësues të Buona Puglia: Francesco Nacci i ristorantit Botrus i Ceglie Messapica, Stefano D’Onghia i restorantit A’cr’janz i Putignanos, Felice Sgarra nga restoranti Umami i Andrias, Ippazio Turco nga restoranti Lemi’ i Putignanos dhe Antonio Scalera nga ristoranti La bul i Barit. Por nuk do të jenë vetëm këta chef-at e vetëm që do të gëzojnë shijet dhe mendjet e publikut të Përshkimeve: të tjerë profesionistë të një niveli shumë të lartë do të marrin pjesë në aktivitetet e Buona Puglia. Ja disa shembuj të ushqimeve të rrugës (Street food) që mund të shijohen në truck-un e BP: Mish derri i freskët me tartuf të zi veror dhe kërpudha; panine gruri integral me sepie të vogla të gjalla, erëza dhe limon; panine me shafran të zonës, çikore, peshk në zgarë dhe salcë qepe të kuqe. Pra nuk janë paninet klasike, të gatshme në çdo fast food në rrugë.
 
Nëse për Buona Puglia-n është hera e parë, bashkëpunimi mes “Slow Food” “Piana degli Ulivi” dhe “Attraversamenti” (Përshkime) është një përforcim i kënaqshëm. Ashtu si dhe për vitin e shkuar, do të jenë, veç dy Laboratorëve të Shijes, që do të zhvillohen në oborrin e abacisë së Shën Françeskos - Pallati i qytetit, ku mund të merret pjesë vetëm me prenotimet e mëparshme, pasi numri i vendeve është i kufizuar; një përshkim enogastronomik në qendrën historike të Qytetit të Bardhë në 8 pika të seleksionuara ku do të propozohen shijime me prodhime të vendndodhjeve të Slow Food të lidhur fort me territorin. Pjesëmarrja në xhiron e shijes është e mundur me blerjen e një bilete prej 11 eurosh, e cila përfshin 3 konsumime.
 
Dy laboratorët e parashikuar  do të kenë si temë qendrore birrën artizanale dhe kafenë. I pari do të jetë nën kujdesin e Manila Benedetto, konsulente komunikimi food&wine, degustuese, shkrimtare. E apasionuar ndaj enogastronomisë që nga fëmijëria, ka studiuar dhe provuar në vetë të parë gjatë viteve, duke u dashuruar me birrën artizanale. Manila do të udhëheqë këtë takim me birrat artizanale puljeze që shoqërojnë ushqimet në vendet e Slow Food. Një rrugëtim në shije, në zbulim të një realiteti të ri dhe të rëndësishëm që i jep shkëlqim enogastronomisë krahinore.
 
Drejtimin e laboratorit të kafesë do ta bëjë Alfredo Orlando, pronar i firmës “Orlando Caffe”, punishtja e parë në Lecce që nga viti 1923 deri në brezin e tretë të kafepjekësve. Pjesë e familjes së madhe të Slow Food si docent i Master Caffe’ dhe kafepjekësi i vetëm në Puglia në zinxhirin Slow Food. Nga bima e kafesë te pjekja e saj një udhëtim i ndërtuar në shijimet dhe lojën e shqisave, duke u lënë vend aromave të ndryshme të flasin për veten për të afruar në mënyrën slow (të ngadaltë) në edukimin ushqimor dhe të shijes dhe në historinë dhe kulturën e gastronomisë. “Përshkime”, ushqen edhe trupin, jo vetëm mendjen.

festivali pershkime

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri