“Peshkaqeni” Phelps: Tërhiqem!
Ja të gjitha medaljet që ka fitua

“Peshkaqeni” Phelps: Tërhiqem!<br />Ja të gjitha medaljet që ka fitua
Pasi ka fituar medaljen e 23-të të artë në karrierë në Lojërat Olimpike Michael Phelps ka zyrtarizuar për tifozët se do të tërhiqet. Dhe në ndryshim nga Londra ku edhe atëherë kishte thënë se do ti jepte fund garave këtë herë duket se nuk do të ketë kthim pas.

“Pas Londrës kisha premtuar se nuk do të kthehesha më dhe në fakt u riktheva por këtë herë vendimi im është përfundimtar dhe nuk do garoj më në këto nivele“, tha “peshkaqeni” nga Baltimora në Facebook.

Phelps tërhiqet por lë pas një karrierë të pabesueshme pasi është sportisti që ka fituar më shumë medalje në Olimpiada. Në total notari amerikan ka fituar 28 medalje nga të cilat 23 janë të arta, 3 të argjendta dhe 2 bronzi.

Nëse Phelps do të ishte një Kombëtare atëherë ai do të kishte më shumë medalje se Argjentina,Xhamajka apo Irani.

Medaljet e para të arta për “peshkaqenin” erdhën në Athinë 2004 edhe pse pak kush e di që ai ka marrë pjesë edhe në Sidney 2000.

Në Greqi amerikani fitoi 6 medalje arid he 2 bronzi. Katër vite më pas Phelps në Pekin firmosi një rekord më vetë duke marrë 8 medalje të arta në një Olimpiadë të vetme. Në Londër Michael I shtoi palmaresit të tij edhe 4 medalje të arta dhe 2 të argjendta ndërsa këto ditë në Lojërat e Rios siguroi 6 medalje në total me 5 ari dhe një argjendi.

Rekordet që ka vendosur Michael Phelps janë të pabesueshme dhe lamtumirën ai e dha duke fituar medalje të artë në garën ekipore 4x100 stil miks.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron