“Peza n’fest” me partizanë dhe 
partizane...e muzikë DJ

“Peza n’fest” me partizanë dhe <br />partizane...e muzikë DJ
TIRANE- Dita historike e Konferencës së Pezës, 16 Shtatori po afron. Për të përkujtuar këtë ngjarje të ndodhur 70 vjet më parë, do të  zhvillohet një festë zyrtare në shtëpinë historike ku u mbajt për herë të parë kjo konferencë. Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër italisë fashiste. Më vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar.

Ceremoniali zyrtar i festës së Pezës do të organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe Komuna e Pezës. Ndërkohë, Erion Veliaj, Ministri i Mirëqënies Sociale ka pohuar se ka marrë përsipër orgaizimin e festës me fondet e ministrise së tij. “Peza n’fest: Dren Abazi dhe Zig-Zag Orchestra rikthehejnë traditën e festës së Pezës me muzikë të mirë. Për të kujtuar në 70-Vjetorin e Çlirimit kontributin e atyre që luftuan “pa dallim feje, krahine e ideje”, shkruan ministri i Mirëqënies Sociale në Facebook.

Tradita e festës së Pezës, sipas organizatorëve do të rikthehet me ekspozita, diskutime me rininë dhe muzikë. Në faqen zyrtare të eventit “Peza n’fest”, organizatortë kanë postuar fotografi me djem e vajza të veshur si partizanët, si dhe dhe fotot e DJ-ve që do jenë protagonistë në këtë festë, të cilët janë: Dren Abazi dhe Zig-Zag Orchestra, DJ-të Ger Kacerja, Ciko e Jehonë. Këto foto komentohen në këtë mwnyrë nga organizatorët: “Më 16 shtator, Peza n'Fest! Rikthehet tradita e bukur! Konferenca e Pezes ishte momenti ku rinia shqiptare u bë bashkë kundër forcave anti-europiane, Shqipëria ishte në anën e duhur të historisë”.

Gjithashtu, oragnizatorwt nuk kanë harruar as faktin se në luftë ka pasur femra partizane, ku një pjesë e tyre kanë qenë edhe organizatorë dhe drejtues. Për këtë, ata do të ftojnë edhe DJ femra, fakt që e komentojën në këtë mënyrë: “Më 16 shtator 1942 mbahej Konferenca e Pezës dhe kishte femra partizane. Më 16 shtator 2014 mbahet “Peza n’fest” dhe do kemi femra DJ. Këtu bëhet fjalë për të jetë DJ Jehonë. Po ashtu DJ i njohur Ger Kacerja premton se “do të ndezë natën e frontit anti-gjumë.

Për të kujtuar në 70-Vjetorin e Clirimit kontributin e atyre që luftuan “pa dallim feje, krahine e ideje”. Festa do të organizohet me një pjesëmarrje masive. Për këtë organizatorwt kanë lënë në dispozicion autobuzat që do të nisen nga kryeqyteti. “Prej orës 16:00 deri ne agim, prapa Teatrit tw Operws dhe Baletit do të nisen autobuzat drejt Pezës”, është njoftimi i tyre. 

peza mfest























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë