“Piratët e natës” kryqëzojnë grupin
kriminal të hajdutëve në Marinzë

FIER - “Piratët e Natës” kanë arritur të vënë në pranga një grup kriminal që vepronte në fshatin Marinzë të Fierit.  Grupi prej 8 personash kryente veprimtari kriminale si vjedhje me armë. Nga ky operacion ëshgtë bërë e mundur që të zbardhen 10 vjedhje të ndodhura në fshatin Marinzë dhe janë arrestuar 6 persona ndërkohë që dy të tjetrë janë shpallur në kërkim nga policia. Nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri e municione luftarake, bimë narkotike si dhe materiale të tjera të vjedhura nga ky grup.
 
Më datën  datë 21.04.2015 në mesditë, Strukturat e  Drejtorisë së Policisë së  Qarkut Fier në bashkpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier,  pas një pune hetimore proaktive  disa mujore kanë finalizuar  operacionin e koduar  “Piratët e natës”.

fuci
FOTO

Si rezulatat i këtij operacioni është bërë e mundur kapaj dhe arrestimi  6 personave.
 
1.Artur Braçe, 28 vjeç, banues në fshatin Zharrez - Fier,  i dënuar më parë për rrahje me 7 muaj burg. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Arme, në bashkepunim” në dy raste, parashikuar nga nenet 140, 25 dhe 278/5 Kodit Penal.  

2.Denis Hajdini, 19 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim”, në një rast, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje”, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5 dhe 134/2  Kodit Penal.  

3.Kreshnik Braçe, 27 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkepunim”, në dy raste, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje” në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, “Kultivim i bimëve narkotike”,  parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5,  134/2 dhe 284 i Kodit Penal.  

4.Ilir Rama, 36 vjeç,  banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për vepren penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim e ngelur ne tentativë”, në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  22,  278/5,  dhe 134/2 i Kodit Penal.  

5.Dervish Hyseni, 19 vjeç,  banues ne fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkepunim” ne disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.  

6.Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç,  banues në Velmish Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkëpunim” në disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.  

Ndërkohë ndiqen në gjendje të lirë dy persona:
 
A. Ç., 60 vjeç,  banues në fshatin Verbas-Fier, i vetëpunesuar në një pikë shitje skrapi,  i cili hetohet në gjendje të lirë për veprën penale  “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b pasi ne disa raste ka blerë sende te vjedhura.   
Artan Belulaj, 44 vjeç,  banues në fshatin Zharrez, Komuna  Zharrez,  Fier, i cili hetohet  në gjendje të lirë për veprën penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b, pasi në disa raste ka blerë sende të vjedhura .   
 
Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë periudhës kohore Tetor-2014- Mars-2015 kryesisht në zonën naft mbjatëse Marinëz-Zharrës Fier, kanë kryer një sërë vjedhjesh me armë dhe vjedhje te tjera në dëm të kompanive të naftes Bankers, Albetrol dhe subjekte private.
 
Nga tërësia e veprimeve hetimore është bërë e mundur që të dokumentohen dhe të provohen në 10 raste ngjarje të kryera më pare.
 
1- Vjedhje me armë e mbetur në tentative e ndodhur ne date 20.04.2015 në puset e naftës në Marinez, Fier më dëm të kompanisë Bankers .
2- Vjedhje me armë e ndodhur më datë 16.12.2014 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .
3- Kanosje dhe armembajtje pa leje e ndodhur më datën 22.01.2015 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .
4- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne dt.08.03.2015, në puset e naftës Zharrës të Kompnais Bankers është vjedhur kabell elektrik në dëm të kompanis Bankers .
5- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne date 09.03.2015  në puset e Naftës Zharrez ku është vjedhur një sasi vaji në dëm të kompanisë Bankers .
6- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 11.03.2015,  në puset e naftës Zharrës në dëm të kompanis Alpetrol ku është vjedhur një sasi vaji dhe kabelli .
7- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 14.03.2015, në linjën ajirore të tensionit në dëm të kompnaisë Bankers ku është vjedhur nje sasi teli .
8-  Vjedhje e kryer në bashkëpunim e ndodhur më datën 16.03.2015 në puset e naftës Marinës në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi vaji .
9- vjedhje e kryer në bashkëpunim më datën 18.03.2015 në puset e naftës Zharres në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi kabelli elektrik .
10- Vjedhje e kryer në bashkëpunim më datë06.04.2015 në dëm të shtetasit A.N, ku i janë vjedhur një sasi e konsiderushme bojrash dhe sendesh te tjera.
 
Në funksion të procedimeve penale të lartpermendura është bërë e mundur sekuetrimi në cilësinë e provës materiale :
1 armë zjarri model 56 tip kallashnikov ,14 fishek luftarak, 2 gëzhoja model 56.
9 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa.
21 fuçi të mbushura me vaj lubrifikant me nje total 40.000 litra.
150 kg tel bakri.
120 kg boje plastike Alpin
1 automjet Benc Mercedes fugon me targë AA341DE  fugon, 
1 automjet Passat me targë  AA 077AK.
Veshmbathje kamuflamshi të përdoruar gjatë vjedhjeve.
6 aparate telefonash, si dhe vegla pune dhe sende të tjera të vjedhura me parë.
 
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Fier për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno