Pas përfundimit të kampionatit sot në 16:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e “play-off” mes skuadrave nga Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.
Sopoti dhe Mamurrasi, që u renditën të parafundit në grupet përkatëse në Kategorinë e Parë, do të luajnë një ndeshje shtesë, kundër Partizanit B dhe Naftëtarit nga Kategoria e Dytë.
Sopoti i Librazhdit do të luajë sot në Elbasan kundër Partizanit B, ndërsa Naftëtari e Mamurrasi do të luajnë në stadiumin “Besa” të Kavajës ku do percaktohet renia e ekipeve të Kategorisë së Parë ose ngjitja e ekipeve të Kategorise se Dyte.
Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe shmangien e incidenteve në ndeshjen Sopoti- Partizani B duke angazhuar 200 punonjës policie.
Masat e Policisë së Elbasanit për ndeshjen
Në orën 15:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.
Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 14:30, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 200 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe nga FNSH-ja
Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com