Kjo nuk është hera e parë që gazetarja Rrozhani boton në zhanerin e letërsisë për fëmijë. Ajo ka menduar të vijë këtë herë me një dhuratë për fëmijët në këtë periudhë festash.
“Po vjen babagjyshi është një cikël vjershash, i cili vjen më së miri në këto ditë. Sipas saj është e rëndësishme që të jenë sa më të kujdesshëm për fëmijët pasi ata ndoshta nuk flasin shumë por dëgjojnë gjithçka.
Ndërkohë përveç vjershave në libër jepet edhe opsioni për të vizatuar një mënyrë që kanë fëmijët për të shprehur më mirë veten e tyre, por të gjitha kanë si tematikë festat e fundvitit.
Gjithashtu Rovena u shpreh edhe për suplementin e saj të përjavshëm në gazetën Shqiptarja.com, “Fundjava”.
Sipas saj ky është një suplement me mjaft vlerë për të udhëzuar në lidhje me aktivitetet e ndryshme kulturore si në teatre, kinema etj.
(xh.k/shqiptarja.com)