“Polifonia e Pilurit, varianti rock
shkon në Bienalen e Venecias”

“Polifonia e Pilurit, varianti rock<br />shkon në Bienalen e Venecias”
TIRANË - Kristo Çipa, një nga pjesëmarrësit në Bienalen e Venecias, që do të mbahet nga 28 maj deri më 27 nëntor 2016, zbulon për “Shqiptarja.com”, konceptin e projektit fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë bienale ndërkombëtare. Vepra që do përfaqësoj Shqipërinë në Bienalen e Venecias mban titullin “Ju kam lënë malin”. Kristo Çipa interpretues dhe autor i njohur tekstesh të këngëve polifonike rrëfen konceptin e veprës që do të prezantohet në Bienalen e Venecias, që është kuruar nga anglezi Simon Battisti dhe një grup i madh autorësh të tjerë. I intervistuar përmes linjës telefonike, Çipa zbulon detaje befasuese për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë bienale. Para një audience ndërkombëtare do të shfaqen vlera të rralla të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Është fantastike, kur mëson se te polifonia e vjetër labe gjejmë variacione të atilla interpretimi që krijojnë qasje me rock-un modern. Kënga labe lirike, por edhe me nota erotike e humori “Tëzë-mëzë, tëzë-mëzë” ka qenë një zbulim për kuratorët e veprës Simon Battisti dhe Leah Whitman-Salkin. Kjo këngë do të interpretohet nga grupi i grave të Pilurit, pohon drejtuesi i këtij grupi polifonik Kristo Çipa. Koncepti i veprës “Të kam lënë malin”, lidhet me temën e emigrimit”, pohon Çipa, ku sipas tij, kuratori anglez i këtij projekti ka futur në fokus plagët e emigracionit, ikjen e shqiptarëve nëpër botë. Këtë ikje e lidh me sakrificat dhe ëndrrën për liri e një jetë më të mirë.

Ndërkohë shihet edhe ana tjetër e medaljes së emigrimit të shqiptarëve, ku ata krijojnë kontakte me botën nëpërmjet përcjelljes së vlerave e traditave të rralla kulturore e muzikore. Sipas Kristo Çipës tema është konceptuar me interpretimin e poezive të autorëve të ndryshëm në të kënduara në variantin iso-polifonik. Çipa zbulon për “Shqiptarja.com” magjinë e vargjeve të këngës polifonike që do përcillet në një variant më të moderuar të rock-ut dhe arsyen pse kjo këngë u është besuar grave të grupit të Pilurit.

Zoti Çipa, mësojmë se mes disa autorëve të huaj dhe shqiptarë, ju ishit njëri nga autorët pjesëmarrës në Bienalen e Venecias 2016. Ç’lidhje ka pjesëmarrja e një këngëtari të iso-polifoninë në këtë bienale?
-Ne jemi pjesëmarrës në Bienalen e Venecias si pjesë e grupit iso-polifonik “Tundu bejke e bardhëm, tundu” . Pra jemi me grupin që ka fituar projektin e drejtuar nga Edita Pulaj që është bashkë me një grup anglez të BBC-së dhe kërkuam prej nesh, grupit “Tundu bejkë e bardhë, tundu” të Pilurit që disa poezi ose vargje të lira t’i kthenin në këngë sipas variantit iso-polifonik. Pra të kthenin në këngë polifonike disa poezi, mes të cilëve kishte disa autorë të huaj dhe dy autorë shqiptarë. Pra janë disa nga ato që ekzekutuan ishin vargje që kishin lidhje me shqiptarët në Milano. Ishin në skenar problemet e Shqipërisë, jo vetëm të mërgimit, por edhe ato që kanë të bëjnë me tkurrjen gjeografike dhe me kulturën e veçantë muzikore të Shqipërisë.
 
Cila është  pjesa më interesante që do të përfaqësohet në bienale nga grupi juaj iso-polifonik?
-Interesant është fakti që një autor anglez na kërkoi një tekst të këngëve iso-polifonike të variantit të vjetër që të ngjajë me rok-un e sotëm. Dhe disa nga këngët e vjetra labe përshtaten shumë mirë në variantin rock, edhe për tekstin lozonjar, edhe për mënyrën si këndohen.
Cila është kjo këngë mund të na e thuash?
Po është një këngë e vjetër që rihet edhe sot, “Tëzzë-mëzë, tëzë-mëzzë”. Unë mund t’ju rrëfej vargjet e kësaj kënge:  
 
“Zuri korbi një thëllëzë
Ç’e do korbi atë thëllëzë
Të loz dhe te qeshë me tëzë.
Si e mori, ku e shpie
Në ato male, në ato hije
Ku diell e hënë s’bie
Po këndoj nëntë qyqe
Nëntë qyqe, tre bilbilë
Gjithë zogjtë krahëjeshilë
Unë a derëzeza
Ta shova, s’ta ndeza”
 
Dhe ideja e tyre dhe jona në këtë skenar tregon një urë komunikimi kulturor. Që gjërat moderne të thuren me tradicionalen, ne kërkuam përputhje te polifonia më origjinale e traditës dhe e menduam që kënga të përcillet nga një grup grash, sepse ato e japin më pastër me lirikën e zërit të tyre këtë këngë. Është lirikë qelibar, polifonia e grave.
 
Po titulli e veprës përfaqësuese në tërësi në Bienalen e Venecias “Ju kam lënë malin”, si mund të interpretohet?
-Titulli i kësaj vepre mes të tjerash vjen nga teksti i një autori anglez, ku ai thekson se refugjatët kërkojnë lirinë. Dhe lëvizja e njeriut gjithnjë kushtëzohet nga nevoja për liri dhe një ekonomi më të mirë, lidhet dhe me atë që ëndrra e njeriut është të arrijë të paarritshmen.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt