“Portreti i vërtetë i shqiptarit
kur nget autoveturën”

“Portreti i vërtetë i shqiptarit<br />kur nget autoveturën”
TIRANE- Fatkeqësisht sipas statistikave të 20 viteve të fundit tregojnë se nga aksidentet automobilistike humbet jetën një njeri në dy ditë. Kjo katastrofë e ka nxitur Donika Mustafajin për të realizuar premierën e filmit dokumentar “Autografi”. Titulli është një fjalë e krijuar nga ajo vetë në analogji me fjalën “radiografi”, për të shprehur marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar shqiptari me autoveturën.

Regjisorja tregon se kjo është një marrëdhënie tejet e  ndërlikuar dhe më së shumti joharmonike. Donika Mustafaj në thelb nuk ka synuar të bëjë një film për katastrofat, por ndërton një portret të shoqërisë shqiptare, ku individualizmi dhe zakonet e secilit drejtues makine rrezikojnë dashje pa dashje jetën e të tjerëve.

Duke i shtuar kreativitetin regjisorial vështirësive të xhirimeve, kronikave dhe intervistave në rrjetin e infrastrukturave rrugore të vendit, dokumentari trajton një temë të mprehtë sociale: Sa i përgatitur është shqiptari kulturalisht për t’u bërë drejtuesi i një mjeti të tillë, të shpejtë dhe të fuqishëm? Dihet se autovetura hyri në jetën e shqiptarit të zakonshëm pas vitit 1990, bashkë me lirinë dhe ia bëri këtë liri më të prekshme përmes lehtësirave dhe komfortit që mbart në jetën e përditshme për njeriun.

Donika Mustafaji rrëfen se “Jam futur në makina studentësh biznesmnenësh ose artistësh dhe do të shikoni një diferencë shumë të madhe; në jetën e  përditshme profesionale nuk paraqitin asnjë simptomë si individ shoqërisht të rrezikshëm, ndërsa kur janë në timon janë ndryshe, tjetërsohen”. Sipas Mustafajt ajo që ndodh tek ky film “nuk ka shumë lidhje as me infrastrukturën rrugore, as me legjislacionin, por me mentalitetin tonë..., dhe që këto ndryshime në dukje shumë të vogla i kanë dhënë shoqërisë një fytyrë shumë më pak njerëzore”. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike