“Preveziani Abedin Pasha Dino” vjen
në Tiranë nga arvanitasi Niko Stylos

“Preveziani Abedin Pasha Dino” vjen<br />në Tiranë nga arvanitasi Niko Stylos
TIRANE- Jusuf Vrioni ka thënë se “në tre Dino, dy janë të famshëm”. Këtë e vërteton edhe vepra e promovuar sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, që flet jo vetëm për figurën e Abedin Dinos, por edhe për Dinot e tjerë të shumtë, për rolin e tyre në historinë e kombit shqiptar, të luftërave për liri, në politikë, diplomaci, ekonomi, art, letërsi, shkencë, kulturë, etj.
 
Arvanitasi Niko Stylos, që jeton në Greqi, hedh dritë mbi një figurë ende të panjohur të rilindjes dhe humanizmit kombëtar. Ai e ka titulluar librin “Preveziani Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë”.

niko stylos
(Në foto: Autori i librit, studiuesi arvanitas, Niko Stylos)
 
Libri është përkthyer nga greqishtja nga Iliaz Bobaj. Kjo monografi, e botuar në mes të këtij viti në greqisht dhe tani në shqip sjell një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen e gjithanshme të figurës madhore, poliedrike të një nga personaliteteve më të shquar të kombit shqiptar gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
 
Për ndriçimin e kësaj figure, autorit i është dashur të bëjë studime në biblioteka e arkiva, të sigurojë materiale dokumentare dhe bibliografike, duke sakrifikuar dhe shpenzuar shumë kohë e duke kapërcyer mjaftë vështirësi objektive e subjektive, qe paraqesin bibliotekat dhe arkivat e Greqisë së sotme.
 
E veçanta e kësaj vepre është se mbështetet kryesisht në literaturën e shkruar në greqisht, që për studiuesit e tjerë ka qenë e pamundur të përdoret.
 
“Por autori nuk është mjaftuar vetëm me këtë, ai ka përdorur edhe burime të tjera si nga italishtja, gjermanishtja, turqishtja e natyrisht edhe nga shqipja. Autori është përpjekur që të dhënat nga burime të ndryshme t’i shohë me sy kritik për të dalë me argumente sa më realiste e sa më të vërteta”, tha redaktori Ahmet Mehmeti.
 
Niko Stylos ka zbuluar në dhjetëra arkiva e referenca studimore edhe për rrënjët e degët e gjakut të Abedin Dinos, për Dinot e tjerë të shumtë, për rolin e tyre në historinë e kombit shqiptar, të luftërave për liri, në politikë, diplomaci, ekonomi, art, letërsi, shkencë, kulturë etj.
 
Libri është strukturuar në dy pjesë, në mënyrë të tillë që lexuesi ta ketë të lehtë njohjen me jetën dhe veprën e Abedin Dinos si dhe të paraardhësve dhe pasardhësve të tij.

boris dino
(Në foto: Boris Dino pasardhës i Abedin Pasha Dinos që jeton në Francë)
 
Promovimi u bë në praninë e personaliteteve të shumta të letrave dhe të trashëgimtarëve të familjes Dino, brenda dhe jashtë vendit, ku njëri prej tyre Boris Dino kishte ardhur Nga Parisi dhe shpreh emocionet në këtë promovim. Ai mallëngjehet kur takohet me degën e familjes që ka në Tiranë. Organizatori Mujë Buçpapaj lëvdoi punën e Nikos Stylos që hedh dritë mbi këtë personalitet të panjohur të Rilindjes. Redaktori Ahmet Mehmeti çmoi punën shumëvjeçare të kërkimeve nga Nikos Stylos në arkiva.

promovimi librit abedin pasha dino
(Në foto: Pasardhësit e familjes së Abedin Pasha Dinos)
 
Puna studimore e Niko Stylos u vlerësua edhe nga kryetari i shoqatës “Çamëria” dhe studiuesi Bashkim Kuçuku, të cilët hodhën idenë e sponsorizmit të botimeve dhe grumbullimit të veprave të Dinejve në letërsi, filozofi, art, shkencë dhe kulturë. Bashkim Kuçuku e renditi Abedin Dinon mes merave te rilindësve dhe humanisteve te mëdhenj te kombit, Naim Frashrit e De Radës. Nga studiuesit u apelua që vepra e panjohur e këtij personalitetit të studiohet dhe të njihet ne shkollat shqiptare.

promovimi librit abedin pasha dino
(Në foto: Autori i librit Niko Stylos, Boris Dino dhe organizatorët e provimit të librit për Abedin Pasha Dinon)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje