“Pri Fest” mbijeton në Tiranë

“Pri Fest” mbijeton në Tiranë
TIRANE- Ka çelur siparin në Tiranë, edicioni i 7-të i festivalit “Pri Fest” Exile. Edicioni i 7-të i Pri Film Fest mbahet në Tiranë në formë proteste. Pas 6 edicionesh të zhvilluara në Kosovë, ky edicion i ka gjetur organizatorët të braktisur nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e cila e reduktoi fondin e festivalit, dhe nuk i lejoi as të përdornin ambjentet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që janë cilësuar nga organizatorët si “Shtëpia e Festivalit”.  

“Megjithatë, për të celebruar dhe festuar festën e filmit kosovar, menduan shqiptarët e Shqipërisë, ku mjaft nxënës e studentë të arteve, artistë të ekranit, producentë e regjizorë të njohur nga vendi nuk i braktisën vëllezërit e tyre nga Kosova, dhe mbushën sallën e kinemasë Millenium në kryeqytet, duke e duartrokitur ngjarjen”, tha presidentja e festivalit, Vjollca Berisha. Filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje“ i Isa Qosjes çeli festivalin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes