TIRANE - Kolegji Penal që gjykon dosjen “Prifti-Beqiraj” në Gjykatën e Larte nuk ka pranuar të shprehet gjatë seancës së sotme për pavlefshmërinë e ekspertizës se videos së gjetur në laptopin e të pandehurit Dritan Prifti.

Avokatët e të pandehurve në seancën e kaluar, kishin dorëzuar kërkësë pranë gjykatës ku kërkonin që ekpertiza që i është bërë videos nga ekspertët anglezë, të quhej e pavlefshme. Gjykatesit pohuan së në lidhje me këtë kërkesë do shphrehen në seancën a ardhshme e cila do të mbahet me dt. 29.06.2012.

Prokurorët e ceshtjes dorëzuan pranë gjykates provat materiale, ku përfshiheshin ora -video më të cilën ishte bërë regjistrimi i bisedës, lap-topi dhe akt-ekspertiza e ekspertëvë anglezë, gjykatësit e cështjes morën nën dorëzim provat materiale me qëllim shqyrtimin e tyre.

Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj, akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Hetimi ndaj tyre pati si fillesë një material video të gjetur në një nga pajisjet e kontrolluar nga eksperti amerikan, Glen Bart, për llogari të hetimit “Meta-Prifti”.

(eb/shqiptarja.com)