“Raiffeisen” inauguron Qendrën e
Shërbimeve për sindromën Down

TIRANE- “Raiffeisen Bank” vijon mbështetjen e saj për projektet sociale. Këtë radhë me kontributin e saj “Raiffeisen Bank” ka bërë të mundur rikonstruksionin e ambienteve të reja të Fondacionit “Down Syndrome Albania” dhe Qendrës së Saj të Shërbimeve për fëmijët, individët me sindromën Down dhe familjarët e tyre. Kjo është qendra e parë e këtij lloji në Shqipëri.
 
Me këtë rast, në ambientet e reja u organizua një ceremoni inaugurimi në të cilën ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i “Raiffeisen Bank”, Christian Canacaris, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, fëmijë të këtij komuniteti së bashku me prindërit e tyre.
 
Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, Drejtori i Përgjithshëm i “Raiffeisen Bank”, Christian Canacaris në fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit tha: “Jam shumë i lumtur të shoh që kontributi i “Raiffeisen Bank” ka bërë të mundur rikonstruksionin e një ambienti kaq të këndshëm për fëmijët me Sindromën Down. Tani këta fëmijë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga shërbimet që do të ofrohen në këtë qendër në mënyrë që edhe ata të kenë një jetë gjithëpërfshirëse në shoqërinë Shqiptare”.
 
“Ju uroj suksese në të ardhmen dhe premtoj që “Raiffeisen Bank” do të vazhdojë angazhimin e saj në projekte të tilla”, përfundoi fjalën e tij, Canacaris.
 
Gjithashtu ceremoninë e përshëndeti edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve