“Rebelohen” Vipat dhe balerinët e DWS

“Rebelohen” Vipat dhe balerinët e DWS
Spektakli “Dancing With The Stars” ka ardhur plot vallëzime, muzikë dhe batuta edhe këtë javë. Hapja e spektaklit ishte në përkujtim të koreografit të njohur Agron Aliaj, i cili u nda nga jeta ditën e mërkurë duke mos i bërë dot ballë plagëve të marrë nga incidenti që kishte pësuar përpara dy muajsh. Pas duartrokitjeve të shumta dhe heshtjes për të spektakli rimori ngjyrat e formatit të zakonshëm. Këtë javë musical-it të zakonshëm iu bashkuan për herë të parë edhe konkurrentët e spektaklit. Përveç interpretimit në balet këngëtarët e mbetur, Vedat Ademi, Elvana Gjata, Adelina Tahiri, Afërdita Dreshaj, Ornela Bregu kanë kënduar këngë të grupit Queen. Gjithashtu të ftuar special për këtë javë kanë qenë këngëtarët Anjeza Shahini dhe Albi Xhepa, të cilët performuan së bahku me balerinët dhe konkurrentët e Dancing With The Stars. Atmosfera u kthye tërësisht rock ku këngë si "I want to break free", “Somebody to love, “I want it all” dhe “We Will rock you”, kanë elektrizuar skenën duke bërë që edhe publiku të këndonte me ta. Gara mes konkurrentëve është bërë edhe më e fortë pasi numri i tyre sa vjen edhe reduktohet.

SU/ SHqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën