TIRANE- Është zhbllokuar situata e ngërçit të ndërtimeve në Tiranë, ku pas një periudhe mëse dyvjeçare, kur tregu i ndërtimit u bllokua për shkak të mungesës së lejeve, tremujori i fundit i 2013-s ka shënuar një kthesë. Numri i lejeve të ndërtimit të dhëna vetëm në kryeqytet ishte 79, kur në gjithë periudhën janar-shtator 2013 në Tiranë ishin dhënë gjithsej vetëm 8 leje. Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT në buletinin statistikor të tremujorit të katërt.
Sipas Insitutit të Statistikave, në tetor-dhjetor 2013 janë miratuar gjithsej 210 leje ndërtimi, për një sipërfaqe në total 561.712 metra katrorë. Lejet e miratura për ndërtesa banimi zënë 46,2% të numrit gjithsej të lejeve dhe ato për ndërtesat e destinuara jo për banim 53,8%. Përsa i përket vlerës së përafërt gjithsej të objekteve, për të cilët u dha leja e ndërtimit, ajo është rritur 79,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar dhe 145,9% kundrejt tremujorit paraardhës.
Vlerën më të lartë të lejeve të ndërtimit për ndërtesa të miratuara sipas klientëve, e zënë klientët privatë me 99,8%, ndërsa lejet e miratuara për punime inxhinierike i kanë marrë klientët e shtetit në 97,5 % të kësaj vlere.
Lejet e ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja janë përqëndruar në qarqet e Tiranës me 37,6 %, Durrësit me 36,7 % dhe Shkodrës me 10,0 %.
Sektori i ndërtimit shfaqi disa shenja përmirësimi në tremujorin e fundit të vitit kaluar. Të dhënat e vlerës së shtuar bruto treguan një rritje të sektorit me 3.7%.
Dhënia e lejeve ishte bllokuar si pasojë e konflikteve të partive kryesore politike, që ishin transferuar edhe në nivel lokal.
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com