“Ringjallja pas errësirës”, Baxhaku:
Vuajtjet e të kaluarës, mos përsëriten

“Ringjallja pas errësirës”, Baxhaku:<br />Vuajtjet e të kaluarës, mos përsëriten
TIRANE- Në prag të vizitës së Papa Franceskut, kanë vazhduar aktivitetet kulturorë në Tiranë. Për të përkujtuar kaluarin e gjatë të vuajtjeve të klerit katolik dhe besimtarëve gjatë regjimit komunist, u shfaq në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dokumentari me pamje autentike. Dokumentari me titull “Ringjallja pas errësirës” me skenar të gazetarit të njohur Fatos Baxhaku, trajton periudhën nga viti 1944 deri në vitin 1993, ku ringjallja filloi me vizitën e Papa Gjon Palit.
 
Në një prononcim për “A1 Report”, vetë Fatos Baxhaku thotë se ky dokumentar përveç disa fakteve të reja, është një mesazh i qartë se ato vuajtje që kemi patur në të shkuarën, nuk duhen të përsëriten.

“Besoj se ne për të vënë jo vetëm gishtin mbi plagë në rastin e dhunës ndaj klerit katolik po në përgjithësi për të këqijat që kemi kaluar ose për ato që kemi bërë gabim, tragjikisht gabim, në mënyrë gjakatare, kemi zakone që t’ja vëmë gishtin njërit apo tjetrit person. Unë them që ka ardhur koha ti shikojmë të metat në mënyrë më kolektive dhe po ta shikoni te filmi që ndjek gjithë dokumentarin janë turma të ekzaltuara. Ka ardhur koha që mos përsëriten këto gjëra, mos të punojmë më me turma por me individë që kanë mendje të hapur edhe zemra të çliruara”, tha Baxhaku.
 
Premiera e këtij filmi dokumentar me pamje të rralla do të shfaqet edhe në qendra të tjera kulture në gjithë vendin, dhe ka si qëllim njohjen e publikut me historinë dhe vuajtjet e besimeve fetare gjatë regjimit komunist.

Papa Françesku do të mbërrijë në Shqipëri më 21 Shtator. Me rastin e kësaj vizite janë parashikuar një sërë aktivitetesh të publikuar nga Ministria e Kulturës për atë ditë, por edhe aktivitete të tjera të organizuara gjatë këtyre ditëve. 

papa

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë