“Romano Port”, nën hetim për
herë të dytë nga Konkurrenca

“Romano Port”, nën hetim për<br />herë të dytë nga Konkurrenca
TIRANE - Një vit pasi u gjobit rreth 50 mijë euro për abuzim me pozitën dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm, ndërmarrja koncesionare Romano-Port sh.a. do të hetohet përsëri nga Autoriteti i Konkurrencës. Vendimi për hapjen e një hetimi paraprak ka ardhur pas ankesave nga operatorë që operojnë në tregun e gazit të lëngshëm, që pretendojnë pengim të shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe vazhdimin e abuzimit me pozitën dominuese nga ana e koncesionarit.

Operatori i dytë në vend për stokimin e hidrokarbureve, pas Petroliferës, në fakt shkel automatikisht konkurrencën, nisur nga fakti se ai vetë ka licensë edhe për tregtimin e gazit të lëngshëm e naftës, duke mos u ofruar shërbimet e parashikuara nga marrëveshja me shtetin kompanive që kërkojnë të përfitojnë nga lehtësirat portuale të Porto Romanos.

Prillin e vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës gjobiti shoqërinë “Romano Port” Sh.a me 6.7 milionë lekë, për abuzim me pozitën e saj dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm. Pas një hetimi të thelluar disamujor dhe që mori shkas nga ankesa e disa shoqërive importuese të gazit, Autoriteti arriti në konkluzionin se shoqëria koncesionare “Romano Port”, nuk i ka lejuar shoqëritë e tjera të shkarkojnë në depozitat e Porto Romanos, duke ju kërkuar dokumente teknike shtesë, që nuk parashikohen në ligjet dhe rregulloret përkatëse.

Gjithashtu, ndërmarrja “Romano Port” ka kushtëzuar shkarkimin e gazit, me nënshkrimin e një kontrate tip, e cila i ngarkon me detyrime të tjera shtesë operatorët ekonomikë që duan të shkarkojnë produktet e tyre në depozitat bregdetare, pavarësisht se një gjë e tillë nuk parashikohet as në marrëveshjen koncesionare dhe as në rregulloren e funksionimit të portit. Në disa nene të kësaj kontrate tip, “Romano Port” i kalon importuesve detyrime që ligji ia ngarkon koncesionarit.

Për këto arsye, Autoriteti i Konkurrencës e ka gjobitur “Romano Port” me 2.35% të xhiros vjetore, si edhe e ka urdhëruar të mos kushtëzojë ofrimin e shërbimit të ngarkim-shkarkimit, duke krijuar pengesa me sjelljen e saj ndaj operatorëve ekonomikë të interesuar. Por, sipas pretendimeve të këtyre operatorëve, koncesionari e ka shpërfillur vendimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe ka vazhduar sjelljen abuzive, çka ka sjellë hapjen e një hetimi të dytë.
Pritet që sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës të paraqesë një raport të hetimit paraprak këto ditë.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë