Ndërmarrja “Prima Gas Albania” në ankesën e paraqitur shprehet se “Romano Port” nuk kishte zbatuar rregulloren e funksionimit të portit, duke lejuar jashtë radhe shkarkimin e anijeve të tjera, ndërkohë që anija e “Prima Gas Albania” ishte lënë në pritje.
Por, hetimi ka konkluduar se ndaj subjektit në fjalë nuk janë ndjekur praktika diskriminuese dhe problemi lidhet me specifika të veçanta për shkarkimin e pjesshëm të ngarkesave në port. Nga analiza rezultoi se sjellja e ndërmarrjes objekt hetimi nuk ka ndikuar në ndryshimin e strukturës të tregut. Jo më larg se vitin e kaluar, i njëjti subjekt u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 6.7 milionë lekë, për abuzim me pozitën dominuese në treg.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)