I ftuar këtë herë në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli” ishte komentatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha.

Së bashku me prezantuesen simpatike Anjeza Maja, ata diskutuan për ndeshjen e nesërme, në të cilën kombëtarja shqiptare do të luajë kundër skuadrës së Islandës në stadiumin “Qemal Stafa”.

Sipas Shakohoxhës fakti që ne luajmë në shtëpinë tonë është një plus i madh për ekipin, për shkak të mbështetjes maksimale që ofrojnë tifozët tanë.

Ai theksoi se ky është një faktor shumë i rëndësishëm, prej të cilit skuadra shqiptare është deri diku e varur.

Gjithashtu komentatori u shpreh edhe për ndeshjet e kaluara të skuadrës tonë, siç ishte edhe ajo me Qipron, ku ajo arriti një rezultat mjaft pozitiv.

Ndërsa për ndeshjen me Zvicrën, në të cilën pati dhe shumë polemika, Shakohoxha tha se u abuzua me emrin e futbollistit Granit Xhaka duke theksuar se është mjaft e shëmtuar për mediat, të shkruash deklarata të rreme në emër të një personi.

Gjithashtu ai u shpreh se beson dhe shpreson në një rezultat pozitiv për Shqipërinë në ndeshjen e nesërme.

(xh.k/shqiptarja.com)