“Rusi 2018”, Spanjë- Shqipëri
mbyllet shitja e biletave

“Rusi 2018”, Spanjë- Shqipëri<br />mbyllet shitja e biletave
Stadiumi “José Rico Pérez”, në të cilin do të luhet ndeshja Spanjë- Shqipëri, do të jetë i i mbushur plotë me tifozë në mbrëmjen e  nesërme.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se shitja e biletave është mbyllur që ditën e djeshme, ndërkohë që shtojnë që interesimi ka qenë i madh, ku ka pasur edhe persona të cilët kanë qëndruar deri në 12 orë në radhë për të siguruar një vend në stadiumin me 29, 500 ndenjëse.

“Një burrë në moshë ishte veshur mirë, kishte marrë një karrige portative dhe qëndroi gjatë gjithë natës para biletarisë deri në mëngjesin e ditës së nesërme për të marrë një biletë”, ka shkruar “Marca” dy ditë më parë

Nëpërmjet një njoftimi Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se në ndeshjen kundër kuqezinjve të pranishëm në stadium do të jenë 28000 tifozë, duke lënë kështu vetëm një hapësirë prej 1. 500 ndenjëse për tifozët shqiptarë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool