“S&P’s”: Ekonomia shqiptare, stabël
Rama: Nisi kthesa e madhe

“S&P’s”: Ekonomia shqiptare, stabël<br />Rama: Nisi kthesa e madhe
TIRANE -  Kompania e vlerësimeve “Standard & Poor’s” ka rishikuar vlerësimin e Outlook-ut për Republikën e Shqipërisë duke e ndryshuar nga ‘negativ’ në ‘të qëndrueshëm’, si dhe ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në 'B/B'.

Ministria e Financave njoftoi sot se programi 3-vjeçar i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe FMN-së ka rikthyer vlerësimin pozitiv për ekonominë shqiptare nga kompania e njohur “Standard & Poor’s”. Kryeministri Rama, nëpërmjet një mesazhi në Twitter, mbrëmjen e sotme,  deklaroi: "Standard&Poors e kalon ekonominë e Shqipërisë nga shkalla "negative" e vitit të shkuar në "e qëndrueshme". Pra, kthesa e madhe ka nisur!"

“Standart & Poor's” ka argumentuar se shkaku për ndryshimin e vlerësimit të Outlook-ut në “stabël”, ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe përfshirja në programin e saj, duke shërbyer si referencë për konsolidimin financiar, rritjen e qëndrueshmërisë së borxhit, si edhe duke ulur riskun e rifinancimit. 

Pritshmëritë për një konsolidim fiskal, i cili do të ushtroj presion në uljen e deficitit, ishte një tjetër argument për rikthimin e vlerësimit pozitiv. 

Sipas “ S&P”, marrëveshja 3-vjeçare me FMN-në do të sigurojë një lehtësim të nevojave për financim, forcim të institucioneve fiskale dhe ulje të deficitit, duke i hapur rrugën potencialit të vendit për rritje ekonomike në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë duke mbështetur reformat strukturore.

Angazhimi i qeverisë për të likuiduar detyrimet e prapambetura të biznesit rrit pritshmëritë e “S&P” për një përmirësim të sektorit bankar, duke rritur kreditimin e ekonomisë dhe si rrjedhojë, duke i dhënë fund trendit negativ të rritjes ekonomike dhe siguri për të ardhmen.

“S&P” është optimiste për të ardhmen, pasi e sheh pozitivisht angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar me sukses reformat strukturore dhe për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Rritja e investimeve të huaja, ulja e borxhit publik deri në vitin 2016, si dhe reformat që po ndërmerr qeveria, janë disa nga faktorët që ndikuan në pritshmërinë e kompanisë vlerësuese, duke lënë hapësira për një përmirësimin të mëtejshëm të outlook-ut.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç