“S’ka Ndal”, dokumentari i lëvizjes
LGBT shfaqet për të rinjtë e Vlorës

 “S’ka Ndal”, dokumentari i lëvizjes<br />LGBT shfaqet për të rinjtë e Vlorës
“S’ka Ndal” është emri i dokumentarit që u shfaq ditën e sotme për të rinjtë e qytetit të Vlorës, nga Lëvizja LGBT.

Dokumentari, edukativ i realizuar nga kjo lëvizje, që tregon se si këta të rinj luftuan përball mentalitetit të shoqërisë, ka për qëllim sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
 
Sipas Kristi Pinderit ky është një dokumentar qe ka fituar disa çmime ne disa festival e të ndryshme ndërkombëtarë.

Jemi sot në Vlorë për ta shfaqur dokumentarin “S’ka Ndal” që është një dokumentar që tregon historinë e lëvizjes LGBT në Shqipëri. Është një dokumentar që ka fituar disa çmime në disa festivale të ndryshme ndërkombëtare. Për ne ka qenë kënaqësi që ta shfaqnim këtë dokumentar për të rinjtë e qytetit të Vlorës” ka thënë Kristi Pinderi.
 
Ndërsa aktivistja e kësaj lëvizje Xheni Karaj deklaroi se kjo lëvizje nuk ka si synim e bërjes së fushatës për këtë komunitet, por të tregojë për respektimin e të drejtave të gjithsecilit.

Njerëzit të kuptojnë që ne nuk vijmë për të shfaqur këtë dokumentar për të vanpirizuar pjesën tjetër të shoqërisë për të bërë propagandë për të kthyer njerëzit në GAY por vijmë për të dhënë një mesazh dashurie e mirëkuptimi” ka thënë ajo.

 Më tej Kristi Pinderi ka reaguar edhe në lidhje me shkrimet e fundit mediatike apo sulmeve në rrjetet sociale.

Ne do të donim t’iu jepnim atyre një mesazh dashurie. Asnjë gjë nuk po ndodh, fundi i botës nuk ka mbaruar, vakija nuk po vjen. Ky dokumentar është edukativ dhe i njëjti dokumentar do të jepet edhe tek kryeministria” tha Kristi Pinderi. 

 Një tjetër aktivitet u zhvillua në Tiranë nga Ambasada Pink pikërisht për respektimin e të drejtave të njeriut.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha,  e përzgjedhur si një prej 30 personazheve për vitin 2915, u shpreh se të punosh për të drejtat e njeriut, do të thotë të shohësh vendin tënd më të më të zhvilluar dhe më të hapur.

Më tej Gjosha u shpreh se respektimi i të drejtave të njeriut, është një prej 5 prioriteteve kyçe që Shqipërisë i janë lënë nga Bashkimi Europian për të ecur përpara me procesin e integrimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara