“Salus”, teknika të reja për trajtimin
 e Hernies Diskale me fizioterapi

“Salus”, teknika të reja për trajtimin<br /> e Hernies Diskale me fizioterapi
TIRANE- Pacientët që vuajnë nga Hernia Diskale apo çrregullime të tjera të sistemit të lëvizjes, tashmë mund t’i trajtojnë ato pa pasur nevojë për medikamente apo ndërhyrje kirurgjikale. Spitali multispecialistik “Salus” sjell për herë të parë në Shqipëri metodat më të fundit të trajtimit të tyre me anë të fizioterapisë, duke u kombinuar më disa ushtrime të thjeshta që mund t’i bëjnë vetë pacientët. Një ndër specialistët më të mirë të kësaj fushe jo vetëm në Europë, por edhe më tej, dr. Rudolf Lackner, ka mbërritur në këtë spital nga Graz i Austrisë më ftesë të dr.Olti Peqinit dhe Mirela Canos, do të zhvillojë një seminar trajnues me mjekët shqiptarë për këtë metodë të re.
 
“Tematika e këtij seminari që po organizojmë sot është të bëjmë diferencën midis dhimbjes organike dhe faktike. Ne dimë që kemi dhimbje të diskut dhe të Hernies diskale, por përpiqemi që me dorë t'i gjejmë këto dhe ti trajtojmë. Në Austri ne kemi departament të dhimbjes dhe klinikë të trajtimit të dhimbjes dhe është pjesë e punës sonë të përditshme ku përpiqemi të zvogëlojmë trajtimin me medikamente ose ta kombinojmë trajtimin me medikamente me trajtimin funksional. Unë kam ardhur këtu me ftesë të dr.Olti Peqinit dhe Mirela Canos për teknikat që ne aplikojmë në Austri ku dhimbjet janë ulur me 10% pas trajtimit. Është shumë e rëndësishme që këto lloj dhimbjesh të ulen në mënyrë organike dhe çdo person ka të drejtë që të trajtohet jo vetëm me medikamente por edhe me trajtime faktike dhe të bëhet dallimi midis dhimbjeve. Ndaj mendoj se ky është një seminar mjaft i dobishëm”, tha Prof.dr. Rudolf Lackner, ekspert i Fizioterapisë, Graz në Austri.
 
Seminari trajnues ku merrnin pjesë të specialiteteve të ndryshme si kirurg maksilo-facial, dentist, ortoped, otorinolog është vetëm etapa e parë e risisë që do të sjellë “Salus” në trajtimin e dhimbjeve të sistemit të lëvizjes. Në fazën e dytë doktor Lackner do të vijë çdo javë në Tiranë, në ambientet e spitalit “Salus”, ku do të mund të zhvillojë seanca fizioterapie me pacientët e interesuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri