“Sekreti rus” i Marilyn
Monroe në një dokumenta

“Sekreti rus” i Marilyn <br />Monroe në një dokumenta
TIRANE - Ekziston, ndoshta, një kapitull i ri rus në jetën e Marilyn Monroe: në vitin 1960 duket se është larguar papritur nga vendxhirimi i një filmi për të vizituar vendlindjen e Dostoevskij, e ftuar nga një agjent i KGB-së i njohur rastësisht në SHBA. Është pikërisht ky i fundit që ka treguar “sekretin rus” të aktores së famshme, siç shkruan gazeta Moskovski Komsomolets. Një rrëfim i përdorur nga regjisorja Liudmila Tiemnova për një dokumentar që pritet të dalë së shpejti, të titulluar “Monroe në vendin e Dostoevskij”.

Ish-agjenti sekret, që punonte me një koperturë diplomatike në përfaqësinë sovjetike pranë OKB-së, ka pranuar me vështirësi që të filmohej, por ka pretenduar që të mos zbulohet emri i tij i vërtetë. Sipas regjisores, ekzistonin me kohë zëra të një vizite të Marilyn në Moskë dhe KGB-ja, e interesuar për frekuentimet e nivelit të lartë të aktores, e kishte skeduar në arkivat e saj me emrin në kod “Masha”. Krushovi, shton ajo, e quante “shoqja Monroe” dhe donte ta sillte në Moskë. Duket, sipas rregjizores së dokumentarit, se autoritetet dëshironin që ajo të xhironte edhe një film në Rusi, por më pas hoqën dorë nga ideja për shkak të karakterit të saj të paparashikueshëm.

Ish-agjenti i KGB-së tregon se e ka njohur rasësisht në një pritje në Ambasadën e URSS me rastin e një vizite të Krushovit në SHBA. Lindi një miqësi që “më pas u transformua në një lloj ndjenje”, tregon.

Pasi informoi shefat, vazhdoi ta frekuentonte, bëri me të shëtitje të gjata gjatë të cilave aktorja i foli për dashurinë e saj ndaj veprave të Dostoevskij dhe për dëshirën e saj për të vizituar vendlindjen e shkrimtarit të madh. Ëndrra e saj, pohon ai, ishte të interpretonte bukuroshen Grushenka, gruan objekt të rivalitetit mes atë e bir në romanin Vëllezërit Karamazov.

Ish-agjenti i KGB-së është i sigurtë se Monroe hyri në URSS falë një vize ku shkruhej emri i saj i vërtetë, Norma Jeane Baker. Ai ishte 27 vjeç, ajo 33. Shkoi ta merrte në aeroport dhe e shoqëroi në Hotel National, në një dhomë me pamje nga Kremlini. Moskovitët nuk e njohën: nuk e kishin parë asnjëherë në ndonjë prej filmave të saj.

“Më vjen keq, Marilyn ndoshta priste fjalë të tjera, vazhdimin e marrëdhënies sonë, por ishte e pamundur për shkak të aktivitetit tim dhe situatës së krijuar”, pohon ai. Pas kthimit të divës në SHBA nuk u panë më. Dhe që atëherë ai nuk u dërgua më jashtë vendit. Ka marrë vesh se aktorja ka dërguar disa letra në URSS, por thotë se ai nuk i ka marë kurrë. “Nuk mund ta harroj, ndoshta do ta kujtoj deri në fund të jetës time”, është epilogu i tij për këtë histori dashurie – e tëra për t’u vërtetuar – të panisur kurrë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Media greke “Kathimerini”: Pushime në Rivierën Shqiptare

Media greke “Kathimerini”: Pushime në Rivierën Shqiptare