“Shkëlqimi” dhe ikja e
ish-gardistit me diplomë mjeku

“Shkëlqimi” dhe ikja e<br />ish-gardistit me diplomë mjeku
TIRANE- Izet Haxhia është njëri prej personazheve më misteriozë përsa i përket vrasjes së Azem Hajdari dhe  njihet si një nga miqtë e ish- kryeministrit Sali Berisha. Për shumë vite ishte truproja e tij, teksa për herë të fundit u pa më 14 shtator 1998. Vetëm 2 ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, Partia Demokratike organizoi një sulm me mitralozë e tanke, ku Izet Haxhia ishte një prej njerëzve që hyri brenda në ambientet e Radiotelevizionit Publik. Me shkakun e dhimbjes, sepse ishte vrarë depueti Hajdari, Izet Haxhia u shfaq në pamjet televizive me një automatik në dorë duke deklaruar se shteti kishte rënë dhe PD-ja ishte kthyer në pushtet, për tu larguar një ditë më pas dhe vetëm pak ditë më vonë emri i tij u përfol si pjesmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit.

Më tej, Haxhia u shpall në kërkim si pjesmarrës në grushtin e shtetit dhe prej asaj kohe nuk u fol më për të. Ish-gardisti me diplomën e mjekut u zbulua 8 vite më pas në qytetin turistik Kushedasi të Antalias së Turqisë. Izet Haxhia është i biri i Idrizit dhe Rukës, lindur më 9 korrik të vitit 1966 në Tropoje e më pas banor i Tiranës. Është dënuar më parë për armëmbajtje pa lejë, është me arsim të lartë dhe i martuar. Në mars 2001 deklarohet i larguar dhe kërkohet.

Izet Haxhia: “S'vij në Shqipëri, jam i  dënuar politik”
Në një seancë të 2008-ës, Haxhia ka kërkuar nga drejtësia turke që të mos ekstradohet në Shqipëri pasi vendimi i dhënë, ndaj tij, me 25 vjet burg, ka qenë politik. Sipas Haxhisë, ai u dënua në kohën kur në pushtet ishte PS-ja, për faktin se ishte një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës. Ai ka thënë se “Nuk dua të kthehem në burg në Shqipëri, pasi atje jam dënuar në mungesë, duke mos mi respektuar të drejtat që më jep ligji. Përveç kësaj, atje jam dënuar nga tre shkallët e gjyqësorit të cilët janë ndikuar nga politika. Unë pranoj të kthehem në Shqipëri, vetëm nëse rihapet dosja dhe më premtohet një gjykim i drejtë dhe i barabartë. Do të paraqes prova dhe dëshmitarë që të vërtetoj se nuk kam qenë te selia e Partisë Demokratike në kohën e vrasjes dhe nuk kam urdhëruar vrasjen e deputetit Azem Hajdari”.
 
Ditën e vrasjes, Telefonata e Izetit për Azemin
Pas vrasjes së Azem Hajdarit Izet Haxhia është fiksuar në një fotografi duke i dhënë dorën, duke ngushelluar djalin e deputetit demokrat. Lidhja e Izet Haxhisë me Berishën dhe Azem Hajdarin ka mbetur gjithmonë një mister. Izet Haxhia përflitej si njeriu që e kishte telefonuar Azem Hajdarin, duke e nxjerre atë në priten e ngritur para PD-së, ku edhe gjeti vdekjen deputeti demokrat. “Azemi do të ishte gjalle nëse Izet Haxhia nuk do të ishte përzier në këtë histori”- citohet të ketë deklaruar më 8 maj 2001 Jaho Salihi, pas arrestimit, si bashkautor në vrasjen e Azem Hajdarit.
 
Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër