Elbasan - Një grup personash nga Shqipëria kanë realizuar të dielën (26 Maj) një aktivitet në “Shpellën e Mbytjes” në Krrabë. Grupi prej 40 vetash e ka nisur udhëtimin nga Tirana deri në fshatin Skuterrë që ndodhet mbi Krrabë për rreth 60 minuta me makinë.
 
Më pas, aventura ka vazhduar me këmbë nga fshati drejt “Shpellës së Mbytjes”, e cila ka zgjatur dy orë.
 
Pasi kanë mbërritur në destinacion, grupi prej 40 personash është futur në brendësi të shpellës dhe kanë parë stalaktitet, stalakmitet dhe ujëvarat e ngurta. Aty kanë qëndruar për disa orë dhe kanë shijuar bukuritë e natyrës shqiptare.
 
Ekskursioni më pas ka vazhduar drejt majës së malit ku ndodhet shpella. I gjithë aktiviteti ka zgjatur për një ditë dhe në mbrëmje, aktivistët u nisën përsëri drejt Tiranës.
 
(v.gj/shqiptarja.com)