“Shqipëri-Kosovë firmën
e zgjodhën gjermanët”
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar dje procedurën e konkurrimit për projektin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
TIRANE- Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar dje procedurën e konkurrimit për projektin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Përzgjedhja e kompanisë boshnjake “Energoinvest” për ndërtimin e pjesës shqiptare të interkonjeksionit, është bërë nga konsulentët e bankës gjermane “kfW” dhe ata të Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë (OST).
“Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës “kfW”, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
KonkurimiProcedura e përzgjedhjes së kompanisë “Energoinvest”, që do të kryejë punimet në pjesën shqiptare të interkonjeksionit, ka ardhur, pasi në fazën kur u hap oferta financiare, 1 nëntor 2013, kishte ngelur vetëm kompania në fjalë. Oferta e re e tenderimit për ndërtimin e interkonjeksionit, pas një periudhe zvarritje 2-vjeçare, u shpall në datën 20 mars të vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe, e deri në hapjen e ofertës financiare, kompanitë e tjera ishin skualifikuar, duke bërë që të ngelte vetëm kompania “Energoinvest”.
“Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013. Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit.
Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania ‘Energoinvest’. Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me ‘Energoinvest’”, - deklarohet në njoftimin për shtyp
ProjektiProjekti i linjës së interkonjeksionit 400 kV, që do të lidhë nënstacionet NS Tirana 2 (në Shqipëri) me NS Kosova B (në Kosovë), është i ndarë në dy lote. Gjatësia e interkonjeksionit do të jetë 241.5 km. Ministria e Energjisë bën të ditur se loti 1 do të përfshijë ndërtimin e linjës së intekonjeksionit, ndërsa loti 2 do të përfshijë instalimin dhe pajisjen e nënstacioneve me infrasturkurën e duhur. Ndërtimet e pjesës shqiptare do të kryhen nga kompania boshnjake “Energoinvest”, kurse kompania kroate “Dalekovod” do të kryejë ndërtimet e pjesës kosovare.
Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.2%
-
Gafë
51%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17