“Shqiptarët nesër”, ekspozita nga
Edi Rama dhe Bujar Luca në Paris

“Shqiptarët nesër”, ekspozita nga<br />Edi Rama dhe Bujar Luca në Paris
FRANCE-Në Galerinë Rinoceros & Cie e cila ndodhet në numrin 156 Bulevard Haussmann në Paris  është çelur  ekspozita,  “Shqiptarët nesër”  të  Edi Rama dhe Bujar Luca, artistë të cilët në punimet e ekspozuara dëshmojnë origjinalitetin krijues dhe ku abstraksioni dhe lidhja e njollave të ngjyrave me vizatimet dhe dekorativitetin e kërkuar ndërtojnë në secilin autor kompozimet e një ëndërre ide.

Të prezantuar së bashku  me  “Shqiptarët nesër “, një ekspozitë  e cila do të qëndrojë e hapur  deri më 24 dhjetor, pikturat e Bujar Luca , mbajnë titullin  ” Kurora me gjemba”, ndërsa pikturat e  Edi Rama, titullin “Fletë zyre”.

rama pikture
 
Në çeljen e kësaj ekspozite më 4 dhjetor, prezantoi punimet e  saj drejtuesi i galerisë “Rhinoceros & Cie”,  zoti Serge Platureux,  ndërsa të pranishmit i falënderoi për interesin e tyre piktori Bujar Luca. Në këtë mbrëmje instrumentistët Franc Koruni në kitarrë dhe Xhensi Pollozi në flaut interpretuan pjesë nga programi i koncertit tyre të ardhshëm që do të luhet në sallën “Les rendez- vous d’Ailleurs”.

rama pikture

Në ekspozitë  e cila  u hap edhe  në kuadrin e festave të nëntorit ishte i pranishëm Senatori Michel Berson, President i grupit të miqësisë Francë-Shqipëri në Senat gjithashtu edhe Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Franceze,  Dritan Tola.

Koleksioni i veprave të ekspozuara plotësohet më mirë dhe kuptohet më qartë kur shfleton  katalogun që shoqëron ekspozitën botuar nga shtëpia botuese “Toena”. Në këtë katalog, ke kënaqësinë të shfletosh dhe të lexosh tekstet midis ngjyrave të cilat të krijojnë universin ku zbulon realitetet të cilat koha nëpërmjet artistit i shpalos me art.
Zamir Mati, Piktor i Merituar  i cili jeton prej më shumë se 20 vitesh  në Paris shkruan për  ATSH-në  lidhur me këtë ekspozitë 
Bujar Luca piktor dekoresh dhe kostumesh i disa filmave artistikë shqiptar prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” ndërton tabllotë e tij si një pejsazh pa fund me forma të përsëritura dhe pothuaj të njëllojta.

rama pikture

Ai me shkathtësi shfrytëzon njollën e penelave të gjërë të cilat i hedh në një sipërfaqe ku ndërtohet një peisazhi imagjinar i të arthmes e mbi të cilin shkruhen grafikat që imitojnë shkathtësinë e të vizatuarit të arabeskave, shkrime të artistit të cilat hedhin e dëshmojnë kohën me shkrimet pothuaj të një gjuhe të pa përcaktuar.
Abstraksioni shuan çdo lidhje tradicionale me format e një arti të kaluar të vetëvehtes aq sa edhe tre tablotë me formë rrethore midis tabllove që ekspozon Bujari janë tre “planete” ngjyrash, planete të pa njohura më parë por që dëshmojnë për hapsirat e reja të një universi të cilin ndërton me koishiencë piktori Luca nga ekspozita në ekspozitë.

Fletët e shkëputura nga kalendari i punës mbi të cilat janë hedhur vizatime plot ngjyra nga Edi Rama,  përbëjnë ekspozitën e paraqitur prej tij. Ide fillestare e thjeshtë por që dëshmon për një mendim të qartë dhe të lidhur në çdo ditë me problemet që artisti, qytetari, kryetari i Bashkisë, i Partisë, Kryeministri ka për të zgjidhur për kryeqytetin, zhvillimin e tij në kaosin e tranzicionit shqiptar.

rama pikture

Edi Rama vizaton me njolla dekorative të cilat lidhen me njëra tjetrën e formojnë kompozime ëndrrash urbanistike apo figura demonësh plot forma mendimesh që ndërtohen mbi lagjet e kryeqytetit e të cilat me “thirrjet” e tyre piktorike mbulojnë shkrime, dokumenta, shkresa a ide artikujsh me problemet e pafundëme të kryeqytetit  ku ai ndeshet.
Vizatimet dekorative herë  herë të errëta, shpërthime në ngjyra që mbulojnë shkrime ose i zbulojnë ato si emra qytetarësh, takime të programuara, fiksime orarësh, mbrëmje ambasadash, takime intelektualësh, letra drejtuar Këshillit të Europës për vrasjet e 21 janarit, etj.

rama pikture

Në fletët e zgjedhura ndihet shqetësimi  si artist  dhe si kryetar i bashkisë, sikryeministër i vendit për projekte të reja plot fantazi dhe mbi fletë ku gjejmë edhe shënime a pjesë artikujsh për qëndrimet politike e të qarta të autorit për një shoqëri demokratike, të hapur dhe ku qytetari respektohet jo vetëm për mendimet e tij por në radhë të parë për të përmirësuar dhe ndihmuar në demokratizimin e jetës së tyre.

Mbi fletët e axhendës të ekspozuara përfitohen ndjesitë e të shprehurit në kuadratet e veprës së artit, të mendimit të shqetësuar të artistit, të projekteve ide të tij mbi qytetin të cilin drejton duke ndërhyrë fuqishëm ashtu si një piktor grafist me linja të kjarta, ndarje sipërfaqesh, kuadrate e parcela ngjyrash simbolike për të perceptuar dhe ndjerë ndryshimet e domosdoshme të kryeqytetit jo vetëm nga forma por sidomos në mardhëniet e njerëzve, qytetarëve.

Informacioni që marrim edhe pse të shkëputur nga shkrimet pothuaj telegrafike dhe aq sa mund të lexojmë nga kujdesi i artistit nëpërmjet kompozimeve të njollave piktorike, të cilat zbulojnë a nxjerrin në pah ato të cilat na lejojnë të kuptojmë jetën e përditëshme të kryeqytetit në rrugën e zgjidhjes së problemeve, të demokratizimit të jetës dhe vetë përparimit të demokracisë.

Nga historia e qyteteve të njohura nuk kanë ngelur shumë emra princësh e drejtuesish partish të qyteteve por ne njohim emrin e Leonarda Da Vinçit artisti gjenial me projektet e tij vizionare në mbrojtje të qytetit po kështu më pëlqen të kujtoj këtë veçori të gjeniut në vizatimet me ngjyra mbi fletët kalendarike të Edi Ramës të cilat janë të mbushura me ndjenjën e shqetësimit të vizionarit për një jetë demokratike të kryeqytetit tonë.

rama pikture

Më pëlqejnë vizatimet e Tij të kuadratuara e të mbushura me ngjyra si lodra dhe ushtrime a fluturime të mendimit, Ato janë fillesa realizimesh të tabllove të ardhëshme, të realizimeve të vërteta shoqërore të cilat do të pasqyrojnë kohën e transformimeve të kryeqytetit dhe vendit tonë në rrugën europiane.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot