VLORE- Si çdo ngjarje tjetër e rëndësishme e çdo kombi, që ka trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare, ka simbolikat dhe dëshmitë e saj, që gjenden mes nesh edhe në ditët e sotme.
E pikërisht krahas, dokumenteve, monumenteve që kanë përjetësuar këto momente historike, shtëpia e ngritjes së flamurit, e njohur ndryshe si “Shtëpia e Flamurit”, është sot një nga dëshmitë e rralla të asaj periudhë, që na sjell në kohët moderne, reliket e kësaj godinë, e sidomos reliket e një shekulli më parë. Kjo godinë shërbeu për disa muaj edhe si selia e qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali.
Ekipi i Anadolu Agency (AA) ka realizuar një reportazh në qytetin e Vlorës, ku ndodhet pikërisht “Shtëpia e Flamurit”, e cila që nga viti 1962 është shpallur si Muze Kombëtar i Pavarësisë. Sipas të dhënave nga Bashkia e Vlorës, ky muze është krijuar në vitin 1936. Që kur është krijuar e deri në ditët tona, kjo ndërtesë është plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Rreth gjysmë shekulli më parë, me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, kjo godinë u shpall Muze Kombëtar.
Vetë godina dhe gjithçka që ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, pikërisht shpalljen e Pavarësisë. Kujtojmë se për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, e formuar që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm, nga vitorrët, turistët, studentët, studuesit, etj, përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridore. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes Kombëtare e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, që kanë vlera dhe një rëndësi kombëtare.
Për herë të parë pas shumë dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rehabilitua plotësisht në vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Me këtë investim, ky objekt mori vlera të tjera dhe u bë më i pëlqyeshëm për vizitorët. Mjediset e “Shtëpisë së Flamurit” vizitohen çdo ditë, nga dhjetëra qytetarë, turistë, etj. Ky muze ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.
Në Muzeun e Pavarësisë Kombëtare, shërben edhe një specialiste guide, e cila është një udhërrëfyese për vizitorët dhe turistët e ndryshëm që vizitojnë qytetin bregdetar të Vlorës, e sidomos këtë shtëpi muze. Albjona Dule, specialiste guide në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shprehet se shtëpia muze e Flamurit vizitohet nga shqiptarët e të gjitha trevave.
“Në secilin vit, kemi një atmosferë mjaft festive në qytetin e Vlorës, kemi sigurisht manifestime të ndryshme, të shkollave të qytetit. Qytetarë shqiptare nga tyë gjitha trevat vijnë edhe nga Kosova, Maqedonia apo qoftë edhe Mali i Zi, që në këtë vigjilje të festave, 28-29 nëntori janë prezentë në qytetin e Vlorës, por jo vetëm, por në të gjithë Shqipërinë. Por qyteti i Vlorës ka një përqendrim më të madh, pasi siç e dinë të gjithë shqiptarët është qyteti ku u shpall pavarësia, pra influenca që ka në lidhje me këtë festë është shumë e madhe, në historinë e pavarësisë së Shqipërisë”- pohon për AA Albjona Dule.
Sipas saj, Muzeu i Pavarësisë, për faktin se ka qenë edhe selia e qeverisë së parë shqiptare, paraqet një atraksion për të gjithë qytetarët, vizitorët e ndryshëm nga trojet, qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, diaspora, etj, nxënësit e shkollave të qytetit, apo nxënës nga gjithë Shqipëria. Muzeu vizitohet nga nxënës nga Tirana, Durrësi apo edhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilët në çdo vit e gjallërojnë Muzeun e Pavarësisë me vizitat e tyre dhe interesin e pashmangshëm që tregojnë për të.
Anadolu Agency gjatë vëzhgimit në qytetin e Pavarësisë, në prag të festës së Flamurit ka marrë edhe opinionin i qytetarëve vlonjate, të cilët njëzëri e konsiderojnë 28 nëntorin si festën më të rëndësishme të shqiptareve.
Zija Lepenica, është njëri prej tyre, i cili Festën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit i konsideron si festat më të lavdishme që ka populli shqiptar. Ai ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të 28 nëntorin në Vlorë. Lepenica shprehet se shpreson që të jenë bashkë gjithë shqiptarët në këtë festë.
Shpresa Qepi, një tjetër qytetare vlonjate pohon se këtë festë mezi e presin që ti gëzohen atmosferës festive. Sipas saj pjesëmarrja e shqiptarëve në festime nga të gjitha trevat i jep kësaj festë një mozaik të vërtetë patriotik.
Por edhe brezi i ri, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë është pjesë e këtyre festimeve, e që krenohen me festën e tyre të Flamurit. Esmeralda Bilbili nga Vlora, 15 vjeçe, tregon për AA se atmosfera është festive, që para ardhjes së datës 28 nëntor, dhe nxënësit, të rinjtë ia shtojnë më shumë bukurinë kësaj feste. Sipas saj i gjithë populli i Vlorës ndjen gëzim për këtë festë.
Në këtë ditë të gëzuara për shqiptarët, nuk mungon edhe falënderimi për mbështetjen që i jep Turqia dhe popull Turk, Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aulona Shehaj, duke folur për Anadolu Agency (AA) shpreh falënderimet saj për gjithë popullin dhe qeverinë turke. “Turqia gjithmonë e më shumë po i mbështet shqiptarët për nevojat që kanë”.
Marrë nga "Anadollu Agency"
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO