“Shullazi” si “Dajti” gjyqi
po shkon drejt dështimit

“Shullazi” si “Dajti” gjyqi<br />po shkon drejt dështimit
SHKODER - Procesi gjyqësor në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe Helidon Harizajt, duket se po ecën në gjurmët e atij të Dritan Dajtit. Plot 12 avokatë të zgjedhur kryesisht, por edhe nga të arrestuarit, kanë bërë që gjashtë seance me radhë të shtyhen, ndërkohë që nuk dihet fati i tjerave në në vazhdim.

“Jam sëmurë, nuk e dija për këtë datë, s’isha njoftuar për seancën, s’mund ta mbroj klientin për arsye se...” Këto janë justifikimet e avokatëve, të cilët duket se po çojnë drejt dështimit, procesin gjyqësor ngë ngarkim të Emiljano Shullazit dhe Helidon Harizajt, në Gjykatën e Apelit në Shkoder.

Herën e fundit, dy avokatët e mbrojtës, të caktuar nga Gjykata e Apelit në Shkodër për Emiljano Shullazin dhe Helidon Harizajn, përkatësisht Blerim Bazhdari dhe Anton Kosteri hoqën dorë nga mbrojtja e të pandehurve.

Me anë të një kërkese, avokati mbrojtës i Shullazit, Blerim Bazhdari ka bërë të ditur, se nuk mund të bëjë mbrojtjen e Shullazit, pasi më herët, në një seancë gjyqësore ka përfaqësuar një palë kundërshtare me Shullazin dhe kjo gjë, bazuar edhe në kodin penal, e bën të pamundur mbrojtjen e tij.

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe avokati Anton Kosteri, i cili po me anë të një kërkese, ka bërë të ditur, se pasi ka takuar familjarët e Helidon Harizajt, ky i fundit ka mospërputhje për zgjidhjen e kësaj çështje penale, prandaj është terhequr nga mbrojtja e Harizajt.

Por, përvec kësaj, në asnjëren prej senacave gjyqësore, nuk janë paraqitur as Emiljano Shullazi dhe as Helidon Harizaj, të cilët kanë kërkuar që të përfaqësohen nga avokatët mbrojtës, të cilët në të gjitha seancat gjyqësore kanë munguar.

Nga gjykata e Apelit në Shkodër janë caktuar gjithsej mbi 8 avokë mbrojtës, ndërsa 4 të tjerë janë zgjedhur nga vetë të pandehurit, por në gjashtë seancat gjyqësore mbrojtësit kanë munguar, herë njëri avokat e herë tjetri, apo në disa raste edhe të dy.

E ndërkohë, për këtë situatë, janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse, ndërsa trupi gjykues ka vendosur që për Emilajno Shullazin, të zëvendësohet avokati Blerim Bazhdari me avokatin Artan Reçi, si dhe për Helidon Harizajn, të zëvendësohet avokati Anton Kosteri me Hamdi Shpuzën.

Megjithëse organet kompetente janë lajmëruar, asnjë masë nuk është marre ende ndaj avokatëve, të cilët e kanë detyrë ligjore të mbrojnë klientin, atëherë kur caktohen kryesisht nga trupi gjykues i procesit. Shullazi e Harizaj u arrestuan më 29 qershor 2012, tek kryqëzimi i Shëngjinit, me armë pa leje dhe me një makinë të blinduar.

Procesi që duhet të futet në librin e rekordeve “Guines” është ai ndaj Dritan Dajtit. Mbi 210 seanca gjyqësore rresh janë shtyrë, vetëm për faj të afokatëve. Ndërsa pak ditë më parë, Komisioni i Disiplinës, i Dhomës Kombëtare te Avokatisë, i pezulloi licencën për 6 muaj Asaf Hadërajt, të vetmit avokat që Dajti e pati zgjedhur vetë dhe që ishte dhe ai pjesë e ndikimit për shtyrje.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë