“Skënderbeu”, shkaku i
vetëvrasjes së Prenk Jakovës

“Skënderbeu”, shkaku i <br />vetëvrasjes së Prenk Jakovës
Opera "Skënderbeu" e Prenk Jakovës që u ngjit për herë të parë në skenën në vitin 1968, është bërë edhe shkaku i vetëvrasjes tragjike të autorit. Një vit pasi e përfundoi dhe realizoi ngjitjen e saj në skenë, Prenk Jakova zgjodhi t'i jepte fund jetës në moshën 52-vjeçare. Në atë kohë, premiera u prit ftohtë nga të gjithë anëtarët e Byrosë Politike që kishin shkuar për ta parë. Vepra nuk pati pëlqimin e tyre, me gjithë përpjekjet e stafit të operës ku ishte përfshirë edhe trupa e baletit.

Njerëzit që kanë njohur Prenk Jakovën e lidhin historinë e operës “Skënderbeu” me fundin e artistit shkodran.
“Vepra u shfaq, por autori nuk mori sadisfaksionin e duhur. Pastaj zhvillimit i atyre që ndodhën pas premierës ishte vërtet tragjik derisa shkoi në aktin e vetëflijimit.

Një autor dhe një natyrë si Prenk Jakova me atë krenarinë e vet, pak gjakovar, shkodran, njeri me autoritet të padiskutueshëm, nuk mund ta përballonte shkrimin e një vepre që I kishte dedikuar jetën e tij. Mendoj se kjo vepër, edhe tek unë që kam e luajtur që nga notat e para deri në fund është shumë herë më i madh dhe i vlerave që koha ka sjellë në këtë krijimtari", thotë Zhani Ciko. Opera "Skënderbeu" u porosit të realizohej nga udhëheqësit e regjimit komunist për 500- vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në vitin 1968. Krijimi saj i kushtoi ditë dhe netë pa gjumë Prenk Jakovës.

Sipas drejtorit të TKOB-it Cikos, një autor nuk mund të merrte kurrë iniciativën të shkruante një vepër për një jubile të madh pa qenë këtu edhe dëshira e regjimit të atëhershëm. Diskutimet e pafund, këshillat artistike, komisionet, verifikimet dhe kritikat që shoqëruan veprën më të madhe të Prenk Jakovës , bënë që opera të mos rivihej asnjëherë gjatë regjimit komunist, ndërsa vështirësia si shkak i përmasave të saj skenike e ka mbajtur larg spektatorit në 20 vitet e fundit.

 U deshën 44 vjet që opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës të shihte sërish dritën e skenës dhe kjo ndodhi vetëm pas demokracisë. Në 100-vjetorin e Pavarësisë, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nxjerr nga arkivi këtë vepër, duke përshtatur në kohë jo vetëm veprën, por edhe imazhin realist që shqiptarët duhet të kenë për Heroin Kombëtar.

(dh.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut