“Skaut” kap shoferët
shkelës, si funksionon

TIRANE- Çdo shofer që s’ka paguar gjobat ose ecën me shpejtësi tej normave, do të kapet nga aparatet “Skaut” që po riinstalon Policia Rrrugore. Një shembull konkret ishte dita e djeshme, kur Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Tiranë në bashkëpunim me misionin PAMECA IV, morën masa në forcimin e kontrollit në drejtim të ndëshkimit të kundërvatjeve administrative për shkelje të Kodit Rrugor, në funksion të disiplinimit të trafikut dhe rritjes së sigurisë rrugore. Vetëm në 15 minuta janë konstatuar 60 mjete me shkelje gjatë përdorimit të rrugës, ndërsa gjatë gjithë kohës që patrulla qendroi e instaluar, u ndaluan si me probleme mbi 150 automjete.

Si funksionon “Skaut”
Është një aparat i dhuruar nga PAMECA, mision europian që asiston Policinë e Shtetit dhe funksionon në mënyrë fotografike. Sapo instalohet në rrugë, aparati fotografon target e mjeteve që kalojnë në aksin përkatës rrugor dhe i kalon të dhënat direkt në serverin e Policisë Rrrugore, ku janë të regjistruara të gjitha target e mjeteve problematike. Aty përfshihen makinat që nuk kanë paguar gjobat, ato që dyshohet se kanë problem ligjore në dokumente, shkelësit e përsëritur të Kodit Rrrugor, etj. Ndërkaq, aparati “Skaut” bën edhe matjen e shpejtësisë së mjetit.

Si procedohet me shkelësit
Për kundërvatjet administrative që konstatohen dhe parashikohet masa plotësuese e ndalimit administrativ të mjetit ose ku parashikohet konfisikim do të përpilohet saktë proçesverbali i konstatimit të shkeljes, marrja e njoftimit të kundërvatjtësit për t’u paraqitur në komision, sipas nenit 198 të Kodit Rrugore dhe nenit 349 të Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor. Në rast konstatimi të mjeteve që janë debitor dhe që nuk kanë bërë pagesat brenda afateve të përcaktuera në ligj, do të bëhet bllokimi administrativ i automjetit debitorë, bazuar në nenin 203 të Kodit Rrugor. Masa me gjoba do të merren edhe për siguracionet e automjeteve, pasi do të kontrollohen nga Postblloku Policor, ashtu siç edhe do të ndëshkohen drejtuesit e automjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit, sipas sanksioneve të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor.

Sensibilizimi i nxënësve
Në bazë të marrëveshjeve “Për edukimin mbi sigurinë rrugore në sistemin arsimor parauniversitar”, nga strukturat e policisë është hartuar një plan i përbashkët veprimi. Ndërkohë ditën e djeshme, sipas një grafiku të miratuar ka filluar në teori në klasa, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve të shkollave të mesme në gjithë Tiranën për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor. Në ditët në vijim, është planifikuar për vendosjen e nxënësve pranë punonjësit të policisë rrugore, për sensibilizimin qytetar.
 
Shkrimi u publikua sot (23.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve