TIRANE- Ministria e Shëndetësisë është e vendosur që këtë herë ligji antiduhan të zbatohet jo vetëm brenda unazës së Tiranës, por në çdo cep të vendit. Angazhimi është marrë përsipër nga vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi sensibilizues të organizuar nga shoqëria civile, për t’i thënë stop përdorimit të duhanit.
Kozara Kati që shpesh herë e kemi parë të dalë në protesta kundër qeverisë, këtë herë ka qenë përkrah nismës së qeverisë. Dhe arsyeja për të është mjaft domethënëse.
Ligji antiduhan, me ndryshimet e bëra, hyri në fuqi më 23 gusht këtij viti, dhe parashikon gjoba jo vetëm për lokalet që nuk e zbatojnë por këtë herë do të ndëshkohet edhe vetë duhanpirësi.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO